21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshjet e shiut mbyllin shkollat, uji arrin deri në gjysëm metër

Reshjet e shiut mbyllin shkollat, uji arrin deri në gjysëm metër

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë prej tre ditësh vendin tonë.

Nga Lezha raportohet se situata është problematike, ku për pasojë disa shkolla janë mbyllur duke qenë se qarkullimi për shkak të ujit që ka mbuluar rrugët është i pamundur.

Nga qyteti i Shkodrës bën me dije se në zonën e Obotit ka rritje të sipërfaqes së tokës së përmbytur. Uji në këto sipërfaqe ka arritur rreth 50 centimetra.

Problematikë mbeten dhe situata në zonat malore ku kanë nisur reshjet e dëborës.

Zona më problematike mbetet dhe në Theth ku ka pasur orteqe të shumta dëbore. Si pasojë rruga është e bllokuar.  ARRSH po ka ndërhyrë me mjetet përkatëse për të bërë zhbllokimin e rrugës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat