15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse çmimet e apartamenteve në Shqipëri vetëm rriten?

Pse çmimet e apartamenteve në Shqipëri vetëm rriten?

“Prej vitit 2017, shtrenjtimi i apartamenteve nuk ka ndalur”.

Kështu thotë Banka e Shqipërisë në një analizë të bërë mbi këtë treg.

Sipas analizës, faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme, janë blerjet e mëdha që po bëjnë shtetasit e huaj.

Bazuar në raportet e bankës qendrore 1/3 e apartamenteve të shitura prej 2020-ës janë blerë nga të huaj, shumica shtetas jo rezidente në vendet e BE-së.

Një pjesë e madhe e këtyre pronave përdoren për biznese, jepen me qira, ose përdoren për shtëpi pushimi, pasi më së shumti janë blerë në bregdet.

Faktor tjetër që ka shtrenjtuar apartamentet thuhet në analizë është huaja bankare dhe normat e interesit.

Duke qenë se ndërtuesit në shumë raste i drejtohen bankave për të marrë kredi në mënyrë që të bëjnë investimin, rritja e interesave ua ka shtuar kostot. Ndërkohë referuar të dhënave po të bankës rreth 50% e pronave janë blerë me kredi bankare.

Ndikim jo të vogël sipas raportit po japin edhe kostot e shtuara të ndërtimit, si dhe rritja e pagave për punonjësit.

Ecuria e kaluar e çmimit të banesave dhe të ardhurat për frymë janë faktorët më të qenësishëm për shpjegimin e rritjes së vrullshme të çmimeve në vitet e fundit”, thuhet në analizë.

Shtrenjtimi i apartamenteve që ka përfshirë gjithë Shqipërinë, kulmon tek ndërtimet e reja në Tiranë pasi arrin deri në 4000 euro m2 në zonat përreth qendrës, ndërkohë që nuk ka prona me çmim poshtë 1000 euro m2.

Ky trend, sipas Bankës së Shqipërisë, nuk pritet të ndalet as gjatë këtij viti.

Tregu i Real-Estate është ndër më të preferuarit për investimet e huaja, pasi vetëm në 9-muaj të 2023-shit, u investuan në këtë sektor 222 milionë euro.

LEXO EDHE: 30% më shtrenjtë në dy vite/ Pse po rriten çmimet e apartamenteve? Ç’duhet të dimë para se të marrim një kredi?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat