Më shumë se sa nga lëvizjet demografike, çmimet e banesave në vend janë shtrenjtuar nga shtimi i kërkesës për blerje të apartamenteve nga shqiptarët që jetojnë jashtë.
Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë, në një studim ku analizohen faktorët që kanë shtrenjtuar me mbi 14 mijë lekë qiratë në Tiranë në 5 vitet e fundit.
“Trendi është rritës, veçanërisht nga jashtë. Mendoj se mund të ketë një stabilizim, por jo një frenim të rritjes. Mund të kemi një stabilizim, por jo frenim të rritjes pasi kërkesa vijon veçanërisht nga jashtë”, thotë për A2 CNN Ervin Demirxhiu, agjent imobiliar.
Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, rritja e të ardhurave si pasje e pagave më të larta dhe kushtet ende të favorshme të kreditimit gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për blerje duke shtrenjtuar rrjedhimisht çmimet.
“Edhe muaji i dytë i vitit jep sinjale për zgjerim të kërkesave për apartamente. Ka ende më shumë kërkesës e ofertë dhe rrjedhimisht çmimet në rastin më të mirë do të mbesin të larta”, shton agjenti tjetër imobiliar, Erjon Alimema.
Këto gjetje konfirmohen edhe nga të dhënat e kreditimit. Huaja e re për blerje banesash arriti rekordin e ri prej 48.5 miliardë lekësh vitin e shkuar, gati 2-fish më shumë se në 2019-ën.
“Veçanërisht kredia merret në Tiranë, për të blerë apartamente në Kryeqytet. Familjet e reja kryesishit”.
“Po merret kredi jo vetëm për të blerë, por si formë investimi në “AirBnb”. Ka shumë kërkesë ende. Po konsiderohet biznes”.
LEXO EDHE: Zjarre, tërmete…/ Ponari: Sigurimi, mundësia e vetme për të mbrojtur pronën
Çfarë duhet të dimë para se të marrim një kredi për blerje banese?
Duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë dhe zonat urbane rriten çdo vit, blerja e një apartamenti bëhet sfidë më vete. Sepse i shtohet dhe presioni i kohës për të mos mbartur edhe kostot e rritjes se çmimeve të tyre.
Dhe në këto raste, një mjet ndihmues është kredia bankare.
Kreditë për shtëpi janë produkti që edhe bankat reklamojnë dhe ofrojnë më së shumti. Por ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne sikurse është “Sigurimi i Shtëpisë” dhe të kuptuarit saktë se çfarë mbulon dhe dëmshpërblen në rast dëmtimi nga shkaqe të ndryshme qe citohen respektivisht në policën e sigurimit.
Shumë e rëndësishme është të kuptohet diferenca e “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vlerën reale të tij”.
Pse?
Banka ka siguruar kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia, kolateral garancie për pagimin e kredisë, dëmtohet atëherë kompania e sigurimit ka vetëm detyrim ti paguaj bankës kredinë tuaj. Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por ndërkohë jeni pa shtëpi!
Çfarë duhet të bëjmë?
Blini policën e sigurimit me mbulim vlerën e plotë të banesës apo biznesit tuaj.
Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100 mijë euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja.
Kjo është e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.
A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?
Nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me kredi, banka ju kërkon të blini Sigurimin e Shtëpisë, e cila ju mbulon dëmet për shumën që jeni kredituar.
Por nëse ju e keni shlyer kredinë tuaj, a është e nevojshme të vazhdoni të keni këtë sigurim?
Po. Për dy arsye shumë të rëndësishme!
- Policia e Sigurimit të Shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe çfarë ka brenda saj.
- Ky sigurim do tju ndihmojë të paguani zëvendësimin e dëmtimeve, përfshirë edhe në orenditë që mban shtëpia, qofshin moblije apo elektroshtëpiake nëse ato shkatërrohen nga zjarri apo tërmeti.
Sa i rëndësishëm është Sigurimi i Shtëpisë në Shqipëri?
Sipas ekspertëve, Shqipëria është një ndër vendet me veprimtari shumë të theksuar sizmike por edhe një nga vendet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore.
Për këtë arsye, Sigurimi i Shtëpisë apo Biznesit tuaj është thelbësor për të shmangur të papritura që mund të rrënojnë financat tuaja.
Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet apo fatkeqësitë natyrore. Sigurimet ju rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara se të ndodhë dëmi. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.
Ku mund ta blejmë Sigurimin e Pronës?
Në SIGAL UNIQA, kompania lider në treg, Sigurimi i Pronës mund të kryhet:
- në një kohë shumë të shkurtër në një prej zyrave të kompanisë, kudo në Shqipëri
- ose ONLINE në sigal.com.al
Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829