25.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOKB: Intensifikim i valëve të të nxehtit gjatë viteve të ardhshme

OKB: Intensifikim i valëve të të nxehtit gjatë viteve të ardhshme

Ekspertët e klimës në Kombet e Bashkuara paralajmërojnë qeveritë botërore se duhet të përgatiten për intensifikimin e valëve të të nxehtit përgjatë viteve të ardhshme.

Parashikimin më të frikshëm e dha shkencëtari i NASA-s, Piter Kalmus, sipas të cilit, kjo aktualja është vera më e freskët, krahasuar me ato që do të vijnë.

 

Thuajse në të gjitha qytetet kryesore të Italisë është dhënë alarmi i kuq, ku zbatohen masa parandaluese për shmangien e viktimave nga i nxehti përvëlues.

Autoritetet italiane vendosën këtë të mërkurë të zgjerojnë në 23 qytete aplikimin e këtyre masave nga 16 që ishin deri më tani.

Jo vetëm Italia, por i gjithë jugu i kontinentit, ashtu edhe pjesa më e madhe e hemisferës veriore po vuajnë nën temperatura që luhaten mes 40 gradëve.

Në Arizona të Shteteve të Bashkuara u shënua një rekord i ri për ditët me të nxehtë ekstrem.

19 ditë temperatura mbi 40 gradë janë regjistruar me valën e vapës përvëluese që pritet të vijojë edhe për disa ditë të tjera, duke thyer rekordin e vitit 1974 me 18 ditë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat