21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina përplas motorin në Tiranë, 2 të rinj përfundojnë në spital

Makina përplas motorin në Tiranë, 2 të rinj përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Farkë-TEG, në Tiranë.

Një 47 vjeçar me inicialet F.H. I cili drejtonte një makinë tip “Volkswagen”, ka përplasur një motomjet më të cilin udhëtonin dy të rinj, të moshave 26 dhe 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit dy të rinjtë që ndodheshin në motomjet, janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Farkë-TEG, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. J., 26 vjeç dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore “shuajnë” 72 jetë në 5 muaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat