13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKriza në Detin e Kuq zgjat kohën e transportit të mallrave dhe...

Kriza në Detin e Kuq zgjat kohën e transportit të mallrave dhe rrit kostot. Edhe të sigurimeve

Kriza në Detin e Kuq ka filluar të ndikojë në eksportet e Indisë drejt SHBA, BE, pjesë të ndryshme të Afrikës dhe Lindjes së Mesme duke rritur kështu kostot e transportit dhe sigurimit bashkë me të, tha një zyrtar i lartë.

Teksa ministria e mbrojtjes po ofron siguri duke shoqëruar disa dërgesa, numri i eksportuesve që përdorin rrugën e Detit të Kuq është zvogëluar.

Sekretari i Tregtisë Sunil Barthwal u takua me kompanitë e transportit detar dhe eksportuesit për të vlerësuar situatën pasi gjigandi i transportit ‘Maersk’ vendosi të pezullojë të gjitha tranzitet përmes Detit të Kuq/Gjirit të Adenit për shkak të sulmeve nga rebelët Houthi me bazë në Jemen.

Sipas ekspertëve, nëse konflikti zgjat mund të lindin ndërprerje në të ardhmen e afërt.

Nuk ka mungesë të kontejnerëve të transportit, por koha e kthimit është rritur me 14 ditë“, thonë zyrtarët.

Deti i Kuq lidh Evropën dhe Azinë përmes Kanalit të Suezit, i cili përdoret nga 1/3 e anijeve të mallrave.

Për të shmangur sulmet ndaj tyre, transportuesit kanë ridrejtuar lundrimet përmes Kepit jugor të Shpresës së Mirë në Afrikë, duke shtuar kështu kohën e tranzitit.

Ndaj eksporti i mallrave drejt Evropës, SHBA-ve, Afrikën etj po merr më shumë kohë dhe po kushton më shumë.

Industria pret që eksportet e Indisë drejt Evropës, SHBA, Afrikën, Lindjes së Mesme etj, që arrijnë në 200 miliardë dollarë, mund të jenë në rrezik nëse situata në Detin e Kuq kërkon shumë kohë për t’u zgjidhur.

LEXO EDHE: Përgatituni për më të keqen, mbrohuni me më të mirët/ Sigurimi i Mallit në Transport, minimizim i pasojave financiare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat