20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Jo vetëm Italia, edhe Ballkani përfshihet nga përmbytje të fuqishme

FOTO/ Jo vetëm Italia, edhe Ballkani përfshihet nga përmbytje të fuqishme

Përmbytjet kanë shkaktuar probleme edhe në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Lumenjtë Una dhe Krushnica, kanë dalë prej shtretërve të tyre.

Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në komunat Novi Grad, Kostajnica, Bosanska Krupa dhe Bihaç. Më shumë se 200 shtëpi u përmbytën në qytetin verior të Bosanska Krupa pasi lumenjtë Una dhe Krusnica kaluan pragun.

Disa banorë edhe janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shkalla e dëmeve është e konsiderueshme. Shërbimet e urgjencës vendosën të anulojnë mësimin në shkolla.

Ndërkaq disa qarqe në Kroaci janë përballur me përmbytje të mëdha. Lumenjtë kanë arritur nivele maksimale ndërsa lumi Sava rrezikon që të dalë nga shtrati.  Mediat vendase raportojnë për një person të vdekur.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se qeveria e tij do të sigurojë të gjitha fondet dhe ndihmën e nevojshme. Rreth 300 personel ushtarak janë vendosur për të ndihmuar me menaxhimin e përmbytjeve. Kalimet kufitare të Kostajnicës dhe Kozarska Dubicës nuk janë funksionale për shkak të përmbytjeve në Kroaci. Qarku Pozhega-Sllavonia është ndër më të prekurit nga përmbytjet. Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, në qytetin e Pozhegës zjarrëfikësit kryen rreth 60 ndërhyrje.

Videot e shpërndara tregojnë brigjet e lumenjve të tejmbushur dhe njerëz që mbushnin thasë me rërë në Obrovac. Qendra e qytetit u përfshi nga uji dhe disa dyqane u përmbytën. Diga të tjera mbrojtëse nga përmbytjet po instaloheshin në Obrovac. Mesatarisht 10-40 milimetra shi ka rënë në Kroaci në vetëm 24 orët e fundit.

Shi dhe breshër me erëra të forta janë raportuar në qytetet veriore të Serbisë, duke përmbytur rrugët.

Televizioni shtetëror serb raportoi për përmbytje në qytetin qendror të Serbisë, Koceljeva, pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit gjatë orëve në vijim do të rregjistrojnë  më shumë reshje dhe breshër të shoqëruar me erëra të forta.

LEXO EDHE: Bota po “mbinxehet” – Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre/ Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

LEXO EDHE: Sigurimet në Shqipëri/ Hajdarmataj: Vend me risk të lartë nga katastrofat natyrore por kemi nivelin më të ulët të sigurimit në rajon. Edukimi financiar, i rëndësishëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat