10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFondet e pensioneve private numërojnë 36 mijë anëtarë në fund të shtatorit

Fondet e pensioneve private numërojnë 36 mijë anëtarë në fund të shtatorit

Numri i individëve të anëtarësuar në fondet private të pensionit u rrit më tej në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit shtator pak më shumë se 36 mijë shqiptarë ishin të anëtarësuar në këto fonde.

Fondet janë zgjeruar me afërsisht 900 anëtarë gjatë tremujorit të tretë dhe me 2400 të tillë që nga fillimi i vitit.

Tregu i pensioneve private po rritet me ritme të qëndrueshme në vitet e fundit, por përmasat e tij ngelen modeste në raport me segmentet e tjera të tregut financiar shqiptar.

Vlera neto e aseteve të tregut në fund të shtatorit arriti në 5.45 miliardë lekë ose rreth 46.5 milionë euro, në rritje me 19% që nga fillimi i vitit 2022.

Asetet e fondeve të pensionit janë të investuara të gjitha në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare.

Sipas vlerës së aseteve, fondi më i madh është Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL me 44.2% të tregut.

Ligji i ri për fondet private të pensionit që pritet të miratohet këtë vit do të rrisë incentivat fiskale për të kontribuar në këto fonde.

Aktualisht, kufiri maksimal kontributeve të përjashtuara nga tatimet është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250 mijë lekë dhe 25% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas projektligjit të propozuar nga Qeveria, kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore do të jetë deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi. Konkretisht, sot përjashtimi nga tatimi do të shtrihej deri në një shumë kontributesh prej 34 mijë lekësh në muaj. Nëse ky propozim miratohet nga Kuvendi, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 408 mijë lekë në vit ose 92% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh.

Gjithashtu, projektligji parashikon edhe përjashtim nga tatimi në momentin e përfitimit të pensionit të kontributeve. Pensioni do të tatohet vetëm për pjesën e interesave të përfituara (kthimit nga investimi), me shkallën tatimore ligjore në fuqi për të të ardhurat e individëve. Aktualisht, kjo shkallë është 15%.

LEXO EDHENdërhyrjet që duhen në skemën e pensioneve, Ponari rekomandon “Kolonën e Dytë”: Përfitime për shtetin dhe qytetarin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat