19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZëri i Amerikës: Shqipëri, mungesa e fondeve dhe kapaciteteve për rreziqet natyrore

Zëri i Amerikës: Shqipëri, mungesa e fondeve dhe kapaciteteve për rreziqet natyrore

Thatësira e kësaj vere ka qenë e madhe dhe shirat e parë të vjeshtës nuk kanë arritur të mbushin rezervuarin e Pepelit, një zonë buzë kufirit me Greqinë. Situata e ngjashme reflektohet edhe në rreth 75 ujëmblëdhësit që ka Qarku i Gjirokastrës.

Dukuritë natyrore si thatësirat, zjarret dhe përmbyjtet janë bërë më të ashpra dhe përballja me to është gjithnjë e më e vështirë, thotë Pano Lula, nënkryetari i Bashkisë së Dropullit.

“Prerja e pyjeve, djegia e kullotave janë një premisë për të bërë më shumë dëme. Njëkohësisht rënia e zjarreve në pyje është shumë e vështirë në terrenin malor për t’i kontrolluar me mjetet dhe logjistikën që kemi si bashki. Duhen patjetër mjete ajrore për fikjen e zjarreve pasi nuk mund të përballohen situata të zjarreve masive gjatë verës me tre mjete ajrore që janë në rang kombëtar”, thotë ai.

LEXO EDHE: 10 fatkeqësitë më të mëdha klimatike gjatë vitit 2021, kushtuan 170 miliardë dollarë

Këtë vit një zjarr masiv përfshiu disa nga zonat e kësaj bashkie duke dëmtuar sipërfaqe të mëdha dhe rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve, ndërsa përmbytjet sjellin në këtë bashki dëmtime vit pas viti sidomos në infrastrukturë që duan fonde të mëdha për t’u riparuar.

Një nga problemet më të mëdha të bashkive është mirëmbajtja e rezervuarëve si për të përballuar thatësirën në bujqësi, por edhe për të shmangur katastrofat nga përmbytjet në dimër.

Rezervuarët janë ndërtuar kryesisht para 40 vitesh dhe në to ka pasur investime mjaft të kufizuara.

Zoti Lula thotë se Bashkia e Dropullit administron 14 ujëmbledhës të cilët kontrollohen ritmikisht nga digat dhe bëhen përpjekje për t`i mirëmbajtur.

Kjo bashki është nga të rrallat në Shqipëri që ruan basenet ujore të disa ujëmbledhësve për t`i përdorur në raste të ndërhyrjeve nga ajri për zjarret.

Por jo të gjitha bashkitë, jo vetëm në këtë qark por edhe më gjerë po bëjnë kujdes për mirëmbajtjen e rezervuarëve. Përgjegjësi i Bordit të Kullimit në Gjirokastër, inxhinieri Niko Lici thotë se bashkitë kanë kapacitete për të ndërhyrë me të ardhura që mbledhin nga fermerët.

Bashkitë thotë ai nuk e kanë aq prioritet si e kanë pasur bordet e kullimit mirëmbajtjen e ujëmbledhësve duke i quajtur objekte të dorës së dytë.

Ndryshimi i klimës e ka bërë më të ndjeshme nevojën e investimeve në ujëmbledhësit, thotë zoti Lici.

“Ka ndryshuar situata sinoptike, kemi rënie reshjesh në sasi mjaft të mëdha në një kohë të shkurtër që bëhen agresive. Dalja e përrenjve, që furnizojnë ujëmbledhësit sjell sasi të mëdha aluvionesh pasi kemi dëmtime të pritave malore. Bashkitë duhet të ndërhyjnë urgjentisht për rehabilitmin e tyre pasi duke mos qenë në eficencë dekantimi me aluvione i baseneve ujore bëhet më i madh dhe i nxjerr jashtë pune ujëmbledhësit”, thotë ai.

Studiuesit vlerësojnë se ndryshimet klimaterike globale kanë rritur ashpërsinë e dukurive natyrore ku disa qarqe të vendit janë edhe më të ekspozuara ndaj tyre.

Profesori i shkencave të natyrës në Universitetin e Tiranës, Lulëzim Shuka thotë se Mesdheu është qendra e ndryshimeve klimaterike.

“Mesdheu është qendra e këtyre ndryshimeve dhe në këto ndryshime ndikojnë një seri faktorësh. Unë kam rrreth pesë vite që bëj matje të lagështirës së tokës gati në gjithë Shqipërinë në periudha të ndryshme. Është tani e dukshme që niveli i lagështirës në tokë në 20 cm thellësi është tre herë më i ulët se minimalja që ka ekzistuar 10 vite më parë”, thotë ai.

Zoti Shuka thotë se duhet një strategji e re e Shqipërisë për përballimin e rreziqeve natyrore sidmos duke forcuar kapacitetin e bashkive.

“Duhet një strategji e re në bazë të ndryshimeve që po ndodhin. Së pari duhen të dhëna faktike të këtyre ndryshimeve dhe mendoj se fokusi kryesor do të jetë që Shqipëria duhet të përgatitet për zjarre më të fuqishme”, thotë profesori i shkencave të natyrës,

Sipas tij për sa i përket përballimit të zjarreve bashkitë duhet të menaxhojnë më mirë basenet ujore dhe të forcojnë repartet zjarrfikëse.

“Duhen sisteme ujore, të cilat kanë egzistuar më parë si rezervuarët etj. Ato duhen riparuar që uji të jenë sa afër zonave ku ndërhyhet nga ajri. Është negative për shembull ndërhyrja që u bë këtë vit për shuarjen e zjarreve në Karaburun – Llogara me ujë të kripur. Bënë një tjetër dëm më të madh duke e kripëzuar sepse gjithcka i dedikohet mbulesës së ulët bimore në Shqipëri. Ka patur mbikullotje dhe toka është në varfërim sepse thellësia e dheut është gjithnjë e më e ulët. Ne kemi toka të cekëta dhe shumica e maleve kanë 2 deri në5 cm dhe. Gjithashtu një masë tjetër është që bashkitë duhet të forcojnë edhe repartet zjarrfikëse duke financuar për mjete dhe pajisje vit pas viti”, thotë ai.

Ndërsa për sa u përket përmbytjeve qeveritë vendore thotë më tej zoti Shuka dhe të bëjnë më shumë për mbrojtjen e mjedisit natyror.

“Bashkitë duhet të kujdesen në mbrojtjen e mjedisit dhe kryesisht mbulesën bimore në mënyrë që që cdo shi të mos mbërrijë menjeherë në lumenj dhe të shkaktojë erozion, i cili tashmë është bërë katastrofik në Shqipëri. Erozioni është shkaku i thatësirës dhe i përmbytjeve. Ne duhet të presim që ciklet e shirave të rrëmbyeshëm të përshpejtohen për shkak të temperaturave të larta dhe ndeshjes së rrymave mesdhetare me ato veriore. Po kështu një hap që duhet të ndërmarrin bashkitë janë të mirëmbajnë kanalet kulluese dhe shkarkuese të ujrave për t`i paraprirë intesitetit të lartë të reshjeve dhe prurjeve ujore”, thotë zoti Shuka, raporton VOA.

A është e ekspozuar ekonomia dhe shoqëria shqiptare ndaj riskut të katastrofave natyrore?

Studimi i Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Me gjithë ekspozimin e tyre serioz ndaj rrezikut të fatkeqësive të shkaktuara nga impakti i rreziqeve natyrore përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, menaxhimi i rrezikut ndaj fatkeqësive natyrore është shumë i dobët në Shqipëri dhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këto vende është realisht inekzistent mbulimi i pronave të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të vogla me siguracion në rast fatkeqësish. Përveç vuajtjeve njerëzore dhe humbjeve në njerëz, katastrofat natyrore kanë një impakt të konsiderueshëm në ecurinë ekonomike të vendeve të prekura.

Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim për katastrofat natyrore me çmim të përballueshëm.

Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore. Tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkatuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord. Familjarët dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove, gjë që tregon konsolidimin dhe gatishmërinë e likuiditetit të tregut financiar në Shqipëri.

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Në SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, sigurimi i pronës kushton vetëm 1 euro për m2.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit!

LEXO EDHE: “Të zbuluar” përballë katastrofave natyrore/ Një shqiptar shpenzon vetëm 8 euro për sigurimin e pronës; një europian mbi 700 euro

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat