16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 fatkeqësitë më të mëdha klimatike gjatë vitit 2021, kushtuan 170 miliardë...

10 fatkeqësitë më të mëdha klimatike gjatë vitit 2021, kushtuan 170 miliardë dollarë

Gjatë vitit 2021, dhjetë nga ngjarjet më ekstreme të motit në botë u shkaktuan nga ndryshimet klimatike dhe sollën një dëm prej 170.3 miliardë dollarësh, ku uragani vdekjeprurës Ida që goditi SHBA-në solli koston më të madhe, sipas një studimi të ri.

Pse kanë rëndësi këto fakte? Secila nga 10 ngjarjet më shkatërruese të motit shkaktoi të paktën 1.5 miliardë dollarë dëme, ndërsa Ida kushtoi plot 65 miliardë dollarë, sipas studimit nga shoqata bamirëse e Mbretërisë së Bashkuar Christian Aid.

“Shumica e këtyre vlerësimeve bazohen vetëm te humbjet e siguruara, gjë që do të thotë se kostot e vërteta financiare ka të ngjarë të jenë edhe më të larta,” sipas një deklarate që shoqëron studimin e publikuar në fillim të javës.

Christian Aid vë në dukje se kompania e sigurimeve Aon ka paralajmëruar që viti 2021 është viti i gjashtë që katastrofat natyrore globale kanë kushtuar më shumë se 100 miliardë dollarë – të gjashta këto vite kanë qenë që nga viti 2011.

“Kostot e ndryshimeve klimatike kanë qenë të rënda këtë vit, si në aspektin e humbjeve të tmerrshme financiare, ashtu edhe në humbjet e jetëve dhe zhvendosjet e njerëzve të cilëve iu prishën banesat, në mbarë botën,” tha në një deklaratë autorja e raportit, Kat Kramer, drejtuese e politikës klimatike të Christian Aid.

“Stuhitë dhe përmbytjet në disa nga vendet më të pasura të botës, si dhe thatësirat dhe valët e të nxehtit në disa nga vendet më të varfra, bënë që kriza klimatike të godiste rëndë në vitin 2021.”

Ngjarjet e motit me kostot më të larta për vitin 2021, sipas Christian Aid:

1.     Uragani Ida – 65 miliardë dollarë.

2.     Përmbytjet në Europë – 43 miliardë dollarë.

3.     Stuhia e dimrit në Teksas – 23 miliardë dollarë.

4.     Përmbytjet në Henan (Kinë) – 17.6 miliardë dollarë.

5.     Përmbytjet në British Columbia – 7.5 miliardë dollarë.

6.     “Vala e ftohtë” e Francës – 5.6 miliardë dollarë.

7.     Cikloni Yaas (Indi, Bangladesh) – 3 miliardë dollarë

8.     Përmbytjet në Australi – 2.1 miliardë dollarë.

9.     Tajfuni In-fa (Kinë, Filipine, Japoni) – 2 miliardë dollarë.

10.  Cikloni Tauktae (Indi, Sri Lanka, Maldive) – 1.5 miliardë dollarë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat