26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRrëshqitjet e dheut në Venezuelë, të paktën 25 viktima dhe më shumë...

Rrëshqitjet e dheut në Venezuelë, të paktën 25 viktima dhe më shumë se 50 të zhdukur

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe 52 të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të rrëshqitjeve të dheut që goditën Las Tejerias në Venezuelë të shtunën mbrëma.

“Fatkeqësisht 25 persona kanë humbur jetën. Ne po vazhdojmë hetimet”, tha në një deklaratë Ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë, Remigios Sebagios.

Las Tejerias, rreth shtatëdhjetë kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Karakas, i ngjan një peizazhi të bombarduar, me shtëpi dhe dyqane të shkatërruara plotësisht ose pjesërisht nga lumenjtë që përmbytën rrugët.

LEXO EDHE: Katastrofat natyrore shkaktuan 250 miliardë dollarë dëme

Presidenti Nicolas Maduro shpalli tre ditë zie kombëtare, në shenjë “solidariteti me familjet”, duke siguruar banorët se ata nuk janë vetëm.

Në vitin 1999, rrëshqitjet masive të dheut shkaktuan rreth 10,000 viktima në shtetin Vargas, 25 kilometra në veri të Karakasit.

LEXO EDHE: Katastrofat natyrore në gjysmën e parë të 2022 / 4,300 viktima, miliarda dollarë dëme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat