16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Made in Albania”/ 50 kompani zënë gjysmën e tregut, eksportet dominohen nga...

“Made in Albania”/ 50 kompani zënë gjysmën e tregut, eksportet dominohen nga industria

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar tregtinë e jashtme të mallrave këtë herë duke u ndalur sipas karakteristikave të ndërmarrjeve si dhe partnerëve kryesorë. Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2020, pesha e eksporteve me vendet e Bashkimit Europian ishte 75%, duke pësuar ulje me 10.9% krahasuar me vitin 2019, kjo për shkak të efekteve të pandemisë. Nga ana tjetër pesha e importeve me vendet e BE-së është 58%, duke pësuar gjithashtu ulje me 6.1% krahasuar me 2019-ën. Sa i përket peshës së eksporteve dhe importeve të vendit tonë me vendet e CEFTA-s, pra me rajonin, shohim se pesha e eksporteve është 18%, ndërsa ajo e importeve është 7%. Po të shohim ndryshimin me vitin 2019, pesha e eksporteve me vendet e CEFTA-s është ulur me 5.9 pp, ndërsa pesha e importeve është rritur me 1.9 pp.

Lexo edheNë tokë, në det, në ajër/ Ju çojmë në destinacion të sigurtë dhe të shëndetshëm

Tregtia e mallrave sipas grup-vendeve

Partnerët kryesorë për eksportet dhe importet, 2020

Gjatë periudhës që përfshin vitet 2016-2020, numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe i atyre importuese është rritur. Në vitin 2020, numri i ndërmarrjeve eksportuese është 2,926, megjithatë ka pësuar ulje krahasuar me vitin 2019. Po ashtu edhe ndërmarrjet importuese kanë pësuar ulje krahasuar me vitin 2019-të. Numri i tyre në vitin 2020 është llogaritur në 11,238 ndërmarrje. Në periudhën 2016-2020 më shumë se gjysma e eksporteve ka qenë e përqëndruar në 50 ndërmarrjet më të mëdha, ndërsa më shumë se gjysma e importeve ka qenë e përqëndruar në 100 ndërmarrjet e mëdha. Për eksportet, për vitin 2020, pesha e 100 ndërmarrjeve është 58%. Për importet, në vitin 2020, më shumë se gjysmën e tregtisë, e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha.

Tregtia e jashtme e mallrave sipas ndërrmarrjeve kryesore, 2020

Por cilët janë sektorët mbizotërues në eksportet dhe importet e mallrave? Të dhënat bejnë me dije se në ndërmarrjet eksportuese ato që mbizotërojnë janë ndërmarrje që operojnë në sektorin e industrisë. Gjatë vitit 2020, pesha e eksporteve të kryera nga këto ndërmarrje që operojnë në industri është 80%. Nga ana tjetër, për importet, vlerën më të madhe të tyre e kanë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë. Gjatë vitit 2020, pasha e këtyre ndërmarrjeve ishte 58%.

Tregtia e jashtme e mallrave sipas sektorëve, 2020

RAPORTI I PLOTË

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat