13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Fluturoi' me makinën te diga e liqenit/ Arrestohet drejtuesi: Kisha pirë tullumbace...

‘Fluturoi’ me makinën te diga e liqenit/ Arrestohet drejtuesi: Kisha pirë tullumbace me azot, isha me 180 km/orë

Emiljano Nina, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e frikshëm, një muaj më parë në digën e Liqenit Artificial në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij të parë para policisë në lidhje me ngjarjen.

Nina ka deklaruar se kishte konsumuar tullumbacë me azot dhe se me automjetin tip “BMW X6”, po qarkullonte me shpejtësi 180 km/h.

Kisha pirë azot dhe po lëvizja me 180 km në orë”, citohet të ketë thënë ai para grupit hetimor.

28-vjeçari u ndalua nga Policia Rrugore e Tiranës dhe komisariati nr.4 në afërsi të banesës, gjatë momentit të arrestimit nuk ka bërë rezistencë, policia ka ushtruar edhe kontroll banese.

Tani ai do të përballet me 7 akuza penale, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shakëtrrim prone”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje në banesë”.

LEXO EDHEKujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat