11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohet në Gjermani furgoni me emigrantë të paligjshëm/ 7 viktima dhe 16...

Aksidentohet në Gjermani furgoni me emigrantë të paligjshëm/ 7 viktima dhe 16 të plagosur

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, teksa një furgon që transportonte emigrantë të paligjshëm humbi kontrollin e mjetit në Mynih të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi kur furgoni që transportonte më shumë se 20 emigrantë të paligjshëm, përfshirë fëmijë, rriti shpejtësinë gjatë një ndjekjeje nga një makinë policie në lindje të Mynihut.

Sipas të dhënave paraprake, një ekip patrullimi i policisë federale ka tentuar të kontrollojë mjetin por më pas drejtuesi i tij ka nxituar për t’u larguar. Automjeti ka dalë nga rruga në një kryqëzim dhe është përmbysur disa herë.

Një ditë më parë një aksident i ngjashëm ndodhi në Hungari, ku një tjetër makinë me emigrantë u përmbys gjatë ndjekjes së policisë duke shkaktuar 2 të vdekur dhe disa të plagosur.

Muajin e kaluar, autoritetet gjermane vendosën kontrolle të reja kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke. Gjermania ka regjistruar një rritje prej 78% të kërkesave për azil në shtatë muajt e parë të 2023, sipas të dhënave zyrtare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat