14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Aksident në Tiranë, makina përfundon mbi digën e Liqenit Artificial. Shoferi...

FOTO/ Aksident në Tiranë, makina përfundon mbi digën e Liqenit Artificial. Shoferi merr targat dhe ikën

Një aksident jo i zakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një automjet ka përfunduar mbi digën e Liqenit Artificial.

Rrethanat e këtij aksidenti janë të paqarta për vetë faktin se nuk dihet se si ka përfunduar ky automjet mbi digë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa ekspertët rrugorë besojnë se BMW X6 ka qenë duke udhëtuar nga Rruga e Kosovarëve në drejtim të zonës së liqenit.

Për shkak të shpejtësisë së lartë ka përfunduar mbi digë i shkatërruar dhe është ndaluar nga barriera mbrojtëse e digës.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur vendngjarjen dhe është larguar. Ai ka marrë edhe targat e automjetit për të humbur gjurmët dhe për të mos u identifikuar.

LEXO EDHE: Si bilanc lufte/ Janar-Korrik 2023, 653 aksidente, 110 viktima dhe 887 të plagosur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat