23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka Botërore: Skema e pensioneve nën efektin e plakjes, kontribuuesit po shterojnë,...

Banka Botërore: Skema e pensioneve nën efektin e plakjes, kontribuuesit po shterojnë, pensionistët shtohen

Shqipëria ka bërë përpjekje për të përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale të sistemit të pensioneve, por ka një raport të ulët mbështetjeje që nënkupton se përqindja e të punësuarve që kontribuojnë në një plan pensioni është e ulët në krahasim me përqindjen e popullsisë së moshuar që përfiton pension, referoi Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik Rajonal të të tremujorit të parë 2023.

Analiza evidentoi se, pavarësisht se sistemet e pensioneve në Ballkanin Perëndimor thithin shumicën e fondeve për mbrojtjen sociale, atyre iu duhet të luftojnë me qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë financiare.

Secili nga vendet e rajonit përballet me kompromise të ndryshme midis qëndrueshmërisë, përshtatshmërisë dhe mbulimit.

Çdo vit në Shqipëri rreth 15 mijë njerëz dalin nga mosha e punës, për të marrë emrin apo statusin pensionist. Numri i këtyre të fundit po rritet, ndërsa njerëzit që janë në moshë aktive po ulet me ritëm më të shpejtë.

Dy janë faktorët kryesorë, largimi jashtë vendit dhe zgjedhja për të lindur pak fëmijë dhe në moshë madhore. Kjo sjellje po tkurr popullatën aktive për punë me 30 deri në 40 mijë njerëz në vit.

Në vitin 1990, mosha mbi 65 vjeç zinte vetëm 5.5% të numrit të përgjithëm të popullsisë. Sot, gjenerata e të moshuarve zë 16% të totalit dhe me zhvillimet demografike, pritet që në vitin 2050, numri i tyre të jetë sa çereku i popullsisë.

Plakja e Shqipërisë po pason atë që nisi më herët në kontinent, e që u quajt plakja e shpejtë e Europës, duke goditur në këtë mënyrë skemën tradicionale të pensioneve.

Duke u mbështetur në skenarët e projeksionit të popullisisë, del se sot jemi në skenarin më të ulët dhe popullisa do të ulet ndjeshëm në 2030-ën dhe aq më tepër popullsia në moshë pune. Kjo do krijojë vështirësi reale për mbulimin e pensioneve.

Treguesit demografikë, të cilët janë vrastarë për skemën sepse edhe aktualisht ne kemi gati më pak se 1.1 të punësuar për 1 pensionist dhe me këto trende demografike të plakjes së popullsisë dhe të normave të punësimit, këto do të vazhdojnë të përkeqësohen edhe më shumë, cka bën që e vetmja alternativë për reformën e pensioneve të jetë rritja e lartë e produktivitetit dhe për pasojë rritja e lartë të pagave, e cila do sjellë kontribute më të mëdha për t’u shpërndarë gjë që është një ekuacion i vështirë në të ardhmen e afërt, prandaj duhet menduar për skema të tjera alternative”, do të shprehej në një intervistë televizive eksperti i ekonomisë Selami Xhepa.

LEXO EDHE: Ponari: Kolonat private janë zgjidhja afatgjatë e problemit të pensioneve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat