16.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEmigrimi masiv dhe dilema e madhe e pensioneve

Emigrimi masiv dhe dilema e madhe e pensioneve

Astrit Hado, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) thotë se fenomenet me të cilat po përballet skema e pensioneve janë pjesë e skenarëve të parashikuar.

Largimi I fuqisë punëtore, rritja e jetëgjatësisë dhe rënia e numrit të lindjeve deri diku ishin të pritshmëm, por ngjarje të pamenduara ishin Covid-19 apo lufta Rusi- Ukrainë, që ndikojnë negativisht  në tregun e punës.

I ftuar në emisionin “E-ZONE”, në Vizion Plus, Hado shprehet se skema ka vështirësi, por në treg ka ende hapësira për ti dhënë skemes impulse pozitive.

Emigrimi është një fenomen që nuk i bën mirë skemës së pensioneve ose më sakt nuk I bën mirë ekonomisë në tërësi, pasi është sinjal që në të ardhmen do të ketë më pak kontribues që do të paguajnë sigurime. Por unë mendoj se kjo cështje duhet parë më gjerë. Eshtë cështje produktiviteti të ekonomisë. Nuk mendoj se ekonomia jonë ka një milion  vende të lira dhe ne nuk po i plotësojmë. Ne kemi ende hapësira për të ulur papunësinë në vënd, ka ende fuqi punëtore që kërkon punë”,  u shpreh Hado.

Çdo vit në skemë shtohen rreth 40 mijë pensionistë. Ndërkohë që numri i kontribuesve në skemë po rritet me ritme disa herë më të ulta se numri I pensionistëve, për shkak edhe të emigrimit.

Në vitin 2022, 801 mijë individë paguan sigurime, ndërsa 686 mijë persona përfituan pension. Raporti përfitues/kontribues po shkon drejt barazimit, cka është një sinjal për ligjvënësit të mendojnë për një skemë më eficente.

Por cilat janë masat që duhen marrë për t’iu përgjigjur problemeve emergjente të kësaj krize pensionesh?

Nëse shohim skemat e pensioneve që përdorin shtetet Perëndimore do të thotë se ka ende shpresë.

Përveç Shqipërisë dhe Serbisë, të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe ato fqinje, kanë ndërtuar kolonën e dytë dhe të tretë të pensioneve duke kaluar automatikisht në mbrojtjen dhe garantimin e pensioneve për qytetarët e tyre. Ose thënë më qartë, paguaj për të gjithë skemat kolona parë(sigurimet shoqërore), paguaj për vete kolona e dytë dhe e tretë.

Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm kolonën e parë (pension shtetëror) dhe kolonën e tretë(pension vullnetar).

Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një kolonë të dytë, skemë pensioni nga punësimi, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.

Benefitet e “Kolonës së Dytë”

Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi, nuk ndryshon asgjë. Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.

Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës. Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.

Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private. Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.

Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…

LEXO EDHE: ‘Koha të mendojmë për një pension privat’

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat