27.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlakja e popullsisë, një sfidë për Europën/ Rritje e madhe e qytetarëve...

Plakja e popullsisë, një sfidë për Europën/ Rritje e madhe e qytetarëve mbi 65 vjeç deri në vitin 2100

Europianët po plaken dhe kjo do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në përbërjen dhe nevojat përkatëse të shoqërive të tyre, si dhe implikime serioze për ekonomitë europiane. Deri në vitin 2100, pothuajse 10% e popullsisë së përgjithshme në Bashkimin Europian do të jetë mbi 85 vjeç, sipas hulumtimit të Institutit Bruegel, në Bruksel.

Dalja graduale në pension e gjeneratës së të ashtuquajturve ‘baby boomers’, d.m.th. të lindurve midis 1946 dhe 1964, do të ketë ndikim edhe në politikat europiane. Për shembull, objektivat e deklaruara të BE-së për tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital nuk do të arrihet nëse nuk merret parasysh plakja e popullsisë dhe ndryshimi pasues i popullsisë në moshë pune. Autorët e raportit pranojnë, megjithatë, se rritja e jetëgjatësisë është një sukses i politikave të kaluara europiane, i kombinuar me faktorë të tjerë, por theksojnë sfidat që krijohen, veçanërisht për sistemet e pensioneve.

Sipas të dhënave të sondazhit, numri i personave të moshës 65 vjeç e lart, mosha mesatare e daljes në pension në BE, parashikohet të rritet nga 36% në 2022 në 55% në 2050 dhe 65% në 2100. Për shembull, ndërsa në 2022 ishin rreth 2.7 punëtorë – për person të moshuar – në BE, ky numër do të ulet në 1.5 në vitin 2100. Tre faktorë e shpjegojnë këtë prirje: rritja e jetëgjatësisë, tkurrja e ndjeshme e popullsisë në moshë pune midis 2022 dhe 2070 – dhe së treti, flukset e parashikuara të migracionit nuk do të kompensojnë më trendin e plakjes së popullsisë.

“Hendeku” mes vendeve të veriut dhe jugut europian shkakton një ndjesi të veçantë. Tashmë ka më shumë njerëz të moshës 85+ në krahasim me popullsinë në moshë pune në jug të Europës sesa në veri. Ky ndryshim parashikohet të bëhet më i dukshëm në të ardhmen. Kjo piramidë moshe do të ketë efekte serioze në tregun e punës, në sistemet e sigurimeve shoqërore, por edhe në politikën e kohezionit.

Në disa shtete anëtare, megjithatë, sistemi i pensioneve parësore funksionon mbi bazën “pay-as-you-go”, që do të thotë se kontributet e pensioneve të punëtorëve përdoren për të financuar pensionet e pensionistëve aktualë. Ndryshimet demografike sugjerojnë se një fuqi punëtore relativisht më e vogël do të marrë mbështetjen e një popullsie më të madhe pensionistësh.

LEXO EDHE: 2,3 miliardë euro asete/ 1 në 3 maqedonas ka një fond pensioni. Shqipëria ende shumë mbrapa

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat