19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Koha të mendojmë për një pension privat'

‘Koha të mendojmë për një pension privat’

Gjatë vitit 2022 36.500 individë ishin pjesë e tregut financiar të pensiomeve private. Ky treg po rritet çdo vit me 3 mijë persona, një shifër e ulët por e qëndrueshme, çka tregon se qytetarët po ndërgjegjësohen, që krahasur pensionit publik të përfitojë dhe një pension shtesë, nga kursimet e tyre.

Elvis Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Fond Pensioni“, i ftuar në emisionin “E-ZONE” në Vizion +, sqaroi si funksionon kjo skemë.

Kushdo mund të kontribuojë duke nisur me 1 mijë lekë në muaj. Deri në 16 mijë  lekë përjashtohen nga taksat, ndërsa me ndryshimet ligjore që do hyjnë në fuqi kufiri përjashtues do të rritet në 30 mijë lekë. Pra, këto para që kursehen nuk tatohen. E thënë ndryshe janë kursime të individit që i merr në moshën e daljes në pension ose 5 vite para kësaj moshe, duke ju bashkangjitur pensionit publikë”, u shpreh Ponari.

LEXO EDHE: Të përfitosh pension 5 vjet para moshës së pensionit në shtet/ Ja rruga që duhet të ndiqni

Sipas Ponarit shtetet europiane nuk kanë pensione të mëdha, por ata kanë diversifikim duke kontribuar në të tre kolonat, shtet, privat dhe në një skemë që është kombini i të dyjave.

Nga kjo formë pagese sot një qytetarë europian mer pension gati 60-80 % të pagës në vitet e fundit. Ndërsa një shqiptar mer vetëm 20% të pagës”, u shpreh Ponari.

LEXO EDHE: Sistemi tre-kolonësh, nevojë e kohës dhe zgjidhje e problemit të pensioneve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat