25.5 C
Tirana
Sunday, May 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa shpejt shitet një apartament në Shqipëri? Tirana, e vetmja ku koha...

Sa shpejt shitet një apartament në Shqipëri? Tirana, e vetmja ku koha mesatare është shkurtuar

Institucionet e shtetit shqiptar përdorin një indikator të posaçëm për të parë ecurinë e kërkesës dhe ofertës në tregun e pasurive të paluajtshme, kohën mesatare të shitjes.

Vitet e fundit kemi dëgjuar shumë për një dinamikë të vrulllshme të tregut të apartamenteve dhe pronave të tjera.

Por sa kohë duhet që një apartament të shitet?

Referuar një vrojtimi të kryer nga Banka e Shqipërisë, rezulton se koha mesatare e shitjes në fakt është rritur lehtë, duke shkuar në 10.9 muaj për një pronë. Kjo tendencë është konstatuar pothuajse në të gjithë vendin, përfshirë edhe zonat bregdetare.

Përjashtim bën vetëm kryeqyteti. Koha mesatare e shitjes së një prone në Tiranë është 8.3 muaj, ndërsa ritmet e shitjes së pronave në kryeqytet janë përshpejtuar.

Në zonat bregdetare vlerësohet se koha mesatare e shitjes së një prone të paluajtshme është 10.9 muaj, ndërsa në zonat e tjera të vendit kohëzgjatja është 13.6 muaj.

LEXO EDHE: Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat