17.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata Gjermane e Siguruesve: Rritje e mashtrimeve në sigurime, gjysma në ato...

Shoqata Gjermane e Siguruesve: Rritje e mashtrimeve në sigurime, gjysma në ato motorike

Siguruesit gjermanë presin dukshëm më shumë humbje nga mashtrimet në sigurime, duke vlerësuar se ato mund të arrijnë në mbi 5 miliardë euro në vit.

Me rritjen e përgjithshme të përfitimeve nga sigurimet e pronave dhe shëndetit, po rriten gjithashtu edhe rastet e mashtrimit”, thotë Jörg Asmussen, Drejtor Menaxhues i GDV (Shoqata Gjermane e Siguruesve).

Siguruesit, deri më tani, vlerësojnë humbjen për të tilla raste në rreth 4-5 miliardë euro në vit, thuhet në një artikull të botuar në Shoqatën Gjermane të Siguruesve (GDV).

Sipas GDV-së, gjysma e humbjeve të dyshimta i atribuohen sigurimit motorik, pjesa tjetër linjave të tjera të sigurimit të pasurisë dhe shëndetit.

Shumë klientë ende duhet të kuptojnë se mashtrimi i sigurimeve dënohet me ligj.

“Nëse vërtetohet mashtrimi, siguruesi nuk e paguan dëmin. Përveç kësaj, ai mund të përfundojë kontratën e sigurimit, të kërkojë kthimin e kostove dhe të raportojë rastin në organet ligjzbatuese. Mashtrimi në sigurime përballet me gjoba të mëdha si dhe me burg”.

Edhe në Shqipëri, mashtrimi në sigurime konsiderohet vepër penale.

Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”.

Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Mashtrimi në sigurime lidhet kryesisht me inskenimin e ngjarjeve të sigurimit ose falsifikimin e rrethanave të tyre, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat