16.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet31 mijë të moshuar jetojnë vetëm në Shqipëri/ Pse pensionet private janë...

31 mijë të moshuar jetojnë vetëm në Shqipëri/ Pse pensionet private janë domosdoshmëri urgjente?

Tranzicioni i demografik që sa po vjen e thellohet nga dekada në dekadë po krijon drama sociale tek personat e moshuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2021 rreth 31 mijë të moshuar ishin të vetëm në banesat e tyre.

Rreth 2/3 janë gra ose rreth 22 mijë, pasi kanë jetëgjatësi më të lartë se burrat.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, 16 mijë të moshuar që jetojnë vetëm i përkasin grup-moshës 65-74 vjeç, ndërsa rreth 15 mijë janë të mbi 74 -vjeç. Gjithashtu janë edhe rreth 10 mijë persona në moshën 55-64 vjeç jetojnë vetëm.

Tradita e brezave që përkujdesen për njëri-tjetrin po shuhet në Shqipëri për shkak të plagëve që ka krijuar emigracioni, pakësimi i lindjeve dhe jetëgjatësia.

Po teksa tranzicioni demografik po ndodh shpejt politikat dhe reformat për mbështetjen e tyre nuk po ecin më të njëjtin ritëm.

Mijëra të moshuar, sidomos ato që jetojnë vetëm, janë në mjerim të plotë pasi pensioni mesatar në vend është më i ulët se kufiri i rrezikut për të qenë i varfër ( INSTAT ka vlerësuar se kufiri i varfërisë ishte 191.791 në muaj me 2021).

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) në një studim të posaçëm njoftoi se, popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe në vitin 2020 rreth 91 mijë persona mbi 65 vjeç kishin nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë.

Hendeku ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare në vend po shënon një rritje të shpejtë vitet e fundit, pasi pagat po rriten me ritme shumë më të larta se pensionet.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare, teksa vitin 2021 ky raport ishte 48.3%. Para pandemisë në vitin 2019 pensioni mesatar në qytet ishte sa 50.6 për qind e pagës mesatare bruto.

Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më thellë për fshatin. Në vitin 2022 pagesa mesatare mujore për fshatin ishte sa 35% e pagës mesatare në shkallë vende, teksa në vitin 2021 ky raport ishte 39%. Në vitin 2018 ky raport ishte 41%.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi.

Pse pensionet private janë domosdoshmëri urgjente?

Me zhvillimet ekonomike e demografike që po përballet Shqipëria është domosdoshmëri urgjente një sistem pensionesh shumëkolonëshe, për ti dhënë mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, më i favorshëm dhe me përfitime më të larta.

Modelet për Shqipërinë janë gati, thjesht duhen implementuar

Modelin me tre kolonat, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, i/e gjemë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet private (kolona e II).

Me plotësimin e moshës, çdo njeri merr dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Vetëm tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk e kanë plotësuar sistemin e pensioneve me “Kolonën e Dytë”. Kjo përbën një nga arsyet themelore, pse niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Përfitimet nga skema individuale

  • Filloni të kontribuoni qoftë edhe me vetëm 1,000 lekë në muaj;
  • Personalizojeni llogarinë tuaj duke kontribuar sipas dëshirës ose të udhëzuar nga këshilltarët e Fondit;
  • Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);
  • Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
  • Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
  • Mund të përfitoni pensionin vullnetar 5 vjet para moshës zyrtare të daljes në pension;
  • Investimet në fond janë të përjashtuara nga tatimi mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali;
  • Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
  • Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
  • Transparencë e plotë;
  • Anëtarët pajisen me një “username” dhe “password” të cilat mund ti përdorin në çdo moment për të kontrolluar llogarinë e tyre personale online. Në këtë llogari paraqiten të gjitha kontributet e kryera, norma e kthimit të fondit dhe informacione të tjera;
  • Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.

Pensionet Private, ndarja e tregut në Shqipëri

Sot, pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej më shumë 17 vitesh dhe përfaqësohen nga kompanitë më në zë dhe të suksesshme të vendit, me synimin e vetëm: një pension shtesë për çdo qytetar në momentin që ndalon së punuari.

Në mesin e këtij viti, në treg ishin aktive pesë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri të licencuara administruese.

Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 50.34% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 29.3%, Albsig Pension me 10.45%, Raiffeisen Pension me 9.77% dhe fondi më i ri, Smart Pension, me 0.14%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është SIGAL UNIQA Fond Pensioni me 43.03% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 29.6%, Raiffeisen Pension, me 21.03%, Albsig Pension me 6.17% dhe Smart Pension, me 0.17%.

Vitet ikin shpejt ndaj nisni të mendoni për pensionin tuaj që kur jeni në marrëdhënie pune për të pasur një moshë të tretë të qetë, të paktën në aspektin financiar.

LEXO EDHE: “Rritja e pensioneve e papërfillshme”, të moshuarit: S’i përballojmë çmimet/ Koha të kthejmë sytë nga skemat private

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat