12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 destinacione për pushime të paharrueshme në 2024/ Revista sllovene liston edhe...

10 destinacione për pushime të paharrueshme në 2024/ Revista sllovene liston edhe Shqipërinë

Mediave të huaja që shkruajnë për zhvillimin turistik të Shqipërisë i bashkohen edhe ato sllovene.

Revista e njohur në këtë vend “City Magazine” ka përpiluar një listë të  destinacioneve turistike që janë pak të kushtueshme, por në të njëjtën kohë edhe premtojnë përvoja të paharrueshme.

Në listën e këtyre 10 vendeve është edhe Shqipëria.

E përshkruan si një vend me reliev të thyer, plazhe të pacenuara dhe histori të lashtë që pret  për t’u eksploruar.

Në artikull, revista sllovene sugjeron për lexuesit të vizitojnë  qytetin e Beratit që bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Udhëtarët mund të shëtisin nëpër rrugët e ngushta me kalldrëm ose edhe të vizitojnë xhamitë dhe kishat e qytetit.

Për adhuruesit e detit, Shqipëria ofron gjithçka sipas dëshirës së tyre. Udhëtarët mund të gjejnë shumë plazhe me rërë përgjatë vijës sonë bregdetare, duke përfshirë ato të Sarandës, Himarës dhe Dhërmiut.

LEXO EDHE: Media franceze: Shqipëria, destinacioni ideal për aventurierët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat