13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetI shkrumbohet rezidenca 7 milionë $, modelja: Jeta mund të ndryshojë në...

I shkrumbohet rezidenca 7 milionë $, modelja: Jeta mund të ndryshojë në një çast

Rezidenca e Cara Delevingne prej 7 milionë dollarësh në Los Anxhelos u shkrumbua nga një zjarr shkatërrues mëngjesin e së premtes, 15 mars.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit tha për mediat se shtëpia u përfshi nga flakët pak para orës 4 të mëngjesit të së premtes dhe flakët ishin aq intensive sa iu deshën 94 zjarrfikës dhe më shumë se dy orë për t’i shuar.

Për këtë ngjarje të rëndë, modelja pati një reagim në rrjetet sociale, ku dha një mesazh të fortë.

Më është thyer zemra sot… Nuk mund ta besoj. Jeta mund të ndryshojë në një çast. Prandaj vlerëso atë që ke. Faleminderit nga zemra për të gjithë zjarrfikësit dhe ata që u paraqitën për të ndihmuar ”, shkroi modelja.

LEXO EDHE“Një lajm i mirë për të gjithë ju që jeni të preokupuar për sigurinë e pronës tuaj”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat