13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëme në rreth 500 milionë Euro/ Sllovenia goditet nga fatkeqësia natyrore më...

Dëme në rreth 500 milionë Euro/ Sllovenia goditet nga fatkeqësia natyrore më e rëndë në historinë e saj

Stuhitë e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në Slloveni, të cilat prekën edhe jugun e Austrisë.

Ndërsa humbjet ekonomike vlerësohen në rreth 500 milionë euro, mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre ndërsa të paktën 6 persona humbën jetën.

LEXO EDHE: Një hap para të tjerëve/ Dëmet nga stuhitë në Austri, “UNIQA” ndihmë direkte në terren klientëve të saj

Për Slloveninë, kjo ishte një ngjarje që ndodh 1 herë në 1000 vjet, sipas burimeve lokale.

Kryeministri slloven, Robert Golob do të shprehej: “Dëmi është i paimagjinueshëm, pasi praktikisht dy të tretat e Sllovenisë janë prekur në një mënyrë apo tjetër dhe përpjekjet për të mundësuar përsëri jetën normale do të jenë shumë të mëdha“.

Vendi pa thuajse një muaj reshje shiu në vetëm 24 orë, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, në ndërtesa dhe duke lënë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike.

Përveç përmbytjeve të muajit gusht, Sllovenia pati dëme të mëdha edhe nga stuhitë e forta, era dhe breshëri në qershor dhe korrik.

Megjithatë, kompanitë e sigurimeve dhe risigurimeve në Slloveni janë shprehur të gatshme të dëmshpërblejnë çdo klient për dëmin e pësuar, pavarësisht vlerës që ai mund të ketë.

Pse duhet të jemi të siguruar teksa katastrofat natyrore sa vijnë dhe shpeshtohen?

Sigurimi nga Katastrofave Natyrore mbron banesat, bizneset dhe çdo pronë tuajën nga fatkeqësi si tërmetet, përmbytjet dhe stuhitë.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, automjetet dhe bizneset tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Industria e Sigurimeve, shtylla e katër e ekonomisë së një vendi

Një ekonomi e shëndetshme sot nuk mund të imagjinohet pa industrinë e sigurimeve, që ndryshe konsiderohet edhe shtylla e katër e ekonomisë së një vendi.

Misioni i një kompanie sigurimi është kompensimi i dëmeve që rrjedhin nga ngjarje natyrore, pakujdesi njerëzore, probleme shëndetësore etj.

Sigurimet kanë lindur si një mënyrë për të transferuar rreziqet te kompanitë e sigurimeve, të cilat kanë kapacitetet për të mbuluar dëmet financiare që mund ti ndodhin një individi, një grupi individësh apo edhe një shoqërie të tërë.

Rritja e shpeshtësisë së katastrofave natyrore dhe të eventeve të tjera, duke përfshirë edhe krizat shëndetësore në dekadën e fundit kanë theksuar edhe një herë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit të insitucioneve publike me tregjet e sigurimeve që sigurojnë dhe ndajnë këto rreziqe.

Sot në Europë dhe në botë paguhen mbi 3000 euro prime për frymë në vit, ndërsa Shqipëria është e fundit edhe në rajon me 45-50 euro. Shkak për këtë është e kaluara, mentaliteti komunist por edhe kultura e dobët qytetare.

LEXO EDHE: OKB: 2 milionë viktima nga katastrofat natyrore në 50 vite

Shqipëria, vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore.

Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2.

Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria, një vend i vogël e me një ekonomie të brishtë që varet nga sektori i shërbimeve, i industrisë dhe ai bujqësor, përballet me një gamë sfidash në adresimin e rreziqeve si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

Projeksionet e ndryshimeve klimaterike në Shqipërisë të kryera nga institucionet ndërkombëtare dhe ato kombëtare, tregojnë për një rritje të temperaturës nga 2.4°C – 3.1°C deri në vitin 2050, që do të jetë e karakterizuar nga kushte ekstreme moti, përmbytje, thatësi, valë të nxehti, si edhe rreshje të variueshme, por që gjatë sezoneve të verës do të jenë mesatarisht më të ulta.

Sektorët që preken më shumë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga ndryshimet klimaterike janë: bujqësia ku do të ketë rritje të vdekshmërisë së gjësë së gjallë, më shumë insekte, fara të këqia dhe patogjene; burimet me rënie të niveleve të lumenjve e rritje të shpeshtësisë së përmbytjeve; shëndeti i njeriut me një rrezik më të lartë të goditjeve nga nxehtësia, si edhe impakti i drejtëpërdrejtë dhe i tërthortë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut; zonat bregdetare me dëmtimin e infrastrukturës bregdetare që do të shoqërohet me humbje në habitatin lagunor; ekosistemet me një rritje të rasteve të zjarreve në pyje, shkatërrim apo zhvendosje të habitatit; dhe së fundmi, energjia dhe infrastruktura me reduktimin e potencialit të hidroçentraleve dhe shkatërrimin e infrastrukturës.

Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar!

Merrni një ofertë për sigurimin e banesës, biznesit, automjetit dhe shëndetit tuaj duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat