13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në Fushë Krujë-Vorë/ Përplasen dy automjete dhe një kamion, 1 viktimë...

Aksident në Fushë Krujë-Vorë/ Përplasen dy automjete dhe një kamion, 1 viktimë e disa të plagosur

Një aksident me një viktimë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në vendin e njohur si kthesa e Rinasit, në aksin që shkon në drejtim të Fushë Krujës.

Autoritetet bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamion, e për pasojë ka ndërruar jetë njëri prej drejtuesve, një 32-vjeçar.

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat