19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet54-vjeçarja humb jetën në vendin e punës, arrestohet punonjësi në Tiranë

54-vjeçarja humb jetën në vendin e punës, arrestohet punonjësi në Tiranë

Një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti në ambientet e punës, në një kompani të prodhimit të pijeve alkoolike.

Për këtë rast është arrestuar punonjësi 56-vjeçar nga Tirana, i cili ka qenë duke sistemuar disa palete me një mjet pune pirun ku dy prej tyre janë rrëzuar dhe kanë zënë poshtë 54-vjeçaren K.B.

Punonjësja është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO EDHE: Siguria në punë, kultura që na mungon/ Humb jetën punonjësi 35-vjeçar, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat