10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViti i ri akademik nis me “policë” te dera/ Pa vaksinë, s’ka...

Viti i ri akademik nis me “policë” te dera/ Pa vaksinë, s’ka mësim

Njëjtë si për udhëtimet jashtë vendit, vaksina antiCovid do të jetë “viza” që të rinjtë të mund të futen në fakultet.

Në të vetmen hyrje, në secilin prej tyre, sot e në vazhdim janë parashikuar të stacionohen punonjës sigurie me qëllim për të mos lejuar asnjë student “të pabindur” ndaj shkencës të marrë pjesë në leksione a seminare.

Bashkë me punonjësit e sigurisë është ngarkuar edhe struktura administrative të rakordojë hyrje-daljet në fakultete.

Gjatë fundjavës, pedagogët kanë hartuar programin mësimor dhe oraret me qëllim për të shmangur mbingarkesat dhe kufizuar praninë e të gjithë studentëve njëkohësisht në të njëjtin ambient.

Mesazhi urues për nisjen e këtij viti akademik më në fund në auditorë, i ministres së Arsimit, Evis Kushi, është shoqëruar me thirrjen që të vaksinohen edhe ata që nuk kanë mundur apo dashur ta bëjnë një gjë të tillë deri më tani.

Lexo edhe: Vetëm 14 Lekë në ditë! Siguroni shëndetin e nxënësve e studentëve dhe mendoni vetëm për rezultatet në mësime

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat