32.7 C
Tirana
Thursday, June 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiTërmete shkatërruese në Venezuelë: mbi 164 të vdekur

Tërmete shkatërruese në Venezuelë: mbi 164 të vdekur

Dy tërmete të fuqishëm kanë goditur Venezuelën pranë kryeqytetit Caracas, duke shkaktuar të paktën 164 viktima dhe rreth 1,000 të plagosur, sipas autoriteteve. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave, ndërsa frika është se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.

Tërmeti i parë me magnitudë 7.2 u pasua vetëm pak sekonda më vonë nga një tjetër edhe më i fortë, 7.5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Të dy goditjet ishin të cekëta, gjë që rrit ndjeshëm shkatërrimin në sipërfaqe.

Autoritetet venezueliane kanë shpallur gjendje emergjence, ndërsa disa vende kanë ofruar ndihmë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Dëmet janë të mëdha në Caracas, La Guaira dhe rajone të tjera përreth, përfshirë kolapsin e ndërtesave shumëkatëshe dhe ndërprerje të infrastrukturës kritike si aeroporti ndërkombëtar.

Sipas USGS, ekziston një rrezik i lartë për viktima të mëtejshme, duke marrë parasysh fuqinë e tërmeteve, dendësinë e popullsisë dhe dëmtimin e ndërtesave.

Kjo ngjarje tragjike rikujton edhe një herë se fatkeqësitë natyrore nuk paralajmërohen dhe mund të shkaktojnë humbje të mëdha në pak sekonda.

Pikërisht për këtë arsye, sigurimi i banesës dhe pasurisë është një masë thelbësore mbrojtjeje, që ndihmon familjet të përballojnë dëmet financiare të papritura nga tërmetet, zjarret apo ngjarje të tjera ekstreme.

Në një kohë kur rreziqet natyrore po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të paparashikueshme, sigurimi i shtëpisë është një formë mbrojtjeje dhe sigurie për të ardhmen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat