35.9 C
Tirana
Tuesday, June 30, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiZjarr në një pallat në zonën e Laprakës, rëndësia e sigurimeve

Zjarr në një pallat në zonën e Laprakës, rëndësia e sigurimeve

Një pallat në kompleksin Aura, në zonën e Laprakës në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një prej godinave të kompleksit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Ngjarja vjen në një pikë të stinës së verës ku temperaturat e larta kanë detyruar shumë qytetarë dhe biznese të përdorin pajisje elektrike të ftohjes dhe freskimit të biznesit ose banesave.

Rritja e volumit të përdorimit të këtyre pajisjeve ka rritur riskun e ngjarjeve aksidentale, si në rastin e pallatit në Laprakë.

Sigurimi nga zjarri, që përbën edhe një sigurim bazë, do të ishte garancia financiare që në rast të ngjarjes aksidentale, biznesi apo qytetari, të riktheheshin në normalitetin e përpara dëmit me kostot sa më minimale.

Çfarë do të përfitonte konkretisht një qytetar i siguruar në zonën e Laprakës?

Sigurime.Online iu drejtua kalkulatorit online të faqes Sigal.al.

100 m2 apartament në zonën e Laprakës, për shumë mbulimi 15 milionë lekë, kushton 7,500 lekë në vit.

Kjo do të thotë se në rast zjarri, 90% e shumës mbulim, sipas kushteve kontratuale dhe policës, pronari i apartamentit, në mënyrë që të kthehej sa më parë në normalitetin e përpara dëmit, do të përfitonte deri në 13.5 milionë lekë dëmshpërblim.

Stastikat për vitin 2025  

SIGAL Insurance Group në vitin 2025 dëmshpërbleu 38.61% të të gjitha dëmeve që industria e sigurimeve në vend, ku operojnë 8 kompani, pagoi për rastet e dëmeve në pronë.

SIGAL Insurance Group dëmshpërbleu 1,091,194,000 lekë përgjatë vitit 2025, sipas raporteve zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

SIGAL Insurance Group dëmshpërbleu 136,733,000 lekë gjatë 5 muajve të parë të vitit 2026, ose 34.93% të totalit të dëmeve që industria e sigurimeve pagoi përgjatë vitit 2026.

(Fotoja ilustruese)

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat