27.5 C
Tirana
Thursday, May 28, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigal Insurance Group partneri zyrtar i sigurimeve të "Kupa FIP Platinium" në...

Sigal Insurance Group partneri zyrtar i sigurimeve të “Kupa FIP Platinium” në padel

SIGAL INSURANCE GROUP po mbështet aktivitetin sportiv ndërkombëtar “Kupa FIP Platinium”, në cilësinë e Partnerit Zyrtar të Sigurisë dhe Sigurimeve të eventit.

Padeli është një sport me raketë që kombinon elemente të tenisit dhe squash-it, luhet zakonisht 2 kundër 2 në një fushë më të vogël se sa tenisi, me mure xhami që janë pjesë e lojës, dhe në Shqipëri po korr sukses prej më se një gjysëm dekade.

Tashmë sukseset janë ndërkombëtarizuar dhe aktivitete ndërkombëtare kanë zbarkuar në Tiranë. Kupa FIP Platinium është mishërim i këtij suksesi.

Sot do të luhen në qendër të Tiranës 4 çerekfinalet e djemve dhe 4 çerekfinalet për gra dhe vajza.

Për djem, 9 padelistë spanjollë, 5 argjentinas,1 italian dhe 1 brazilian po garojnë në 8 çifte konkurruese për 4 gjysëmfinalistët e turnetut.

Për vajza, 12 padeliste spanjolle, 2 argjentinase dhe 2 italiane po garojnë në 8 çifte për 4 vendet e gjysëmfinales së turneut.

Një ngjarje e përmasave të tilla kërkon edhe garancitë e nevojshme financiare, si edhe mbrojtje ndaj risqeve të mundshme, që mund të shfaqen gjatë zhvillimit të aktivitetit. SIGAL ofroi eksperiencën, kapacitetin financiar dhe standardet ndërkombëtare të sigurimit për të garantuar sigurinë dhe menaxhimin e dëmeve financiare që mund të lindin gjatë aktivitetit.

Nëpërmjet mbulimit të përgjegjësisë publike të aktivitetit, SIGAL konfirmon edhe një herë angazhimin e saj të vazhdueshëm pranë sportit, garave me peshë ndërkombëtare dhe organizimeve që promovojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat