“Pse ia vlen të keni një sigurim shëndeti?”, pyeste sot në një publikim zyrtar në rrjetet e veta sociale Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.
“Shëndeti është pasuria më e çmuar dhe askush nuk mund të parashikojë kur mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor. Një sigurim shëndeti ju ndihmon të përballoni më lehtë situatat e papritura dhe t’ju jep siguri kur keni më shumë nevojë”, vijonte mesazhi ndërgjegjësues.
Përfitimet kryesore të të paturit të një sigurimi të shëndetit, të radhitura nga Shoqata në mesazhin e saj publik, janë sa vijon:
1. Mbulim të shpenzimeve mjekësore sipas kushteve të policës.
2. Akses më të shpejtë në shërbime shëndetësore dhe rrjete spitalesh të kontraktuara.
3. Mbrojtje financiare nga kostot e larta të trajtimeve.
4. Qetësi dhe siguri për ju dhe familjen tuaj.
5. Mundësi për të zgjedhur paketën që i përshtatet nevojave dhe buxhetit tuaj.
“Sigurimi i shëndetit nuk është vetëm një shpenzim, por një investim në mirëqenien dhe të ardhmen tuaj”, mbyllet mesazhi ndërgjegjësues i shoqatës.




