21.5 C
Tirana
Monday, May 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiDëshmia publike e një rasti përfitues nga PPI, që vlen më shumë...

Dëshmia publike e një rasti përfitues nga PPI, që vlen më shumë se 1 mijë shtrembërime

Në Sigurime. Online, më herët, duke i dalë në mbrojtje nga sulmet dashakeqe të portaleve që nuk e njohin ekonominë dhe industrinë e sigurimeve, e patëm përshkruar PPI-në si produkti i përfitimeve të katërfishta:

  1. Niveli i parë i përfitimit: Familja, trashëgimtarët ligjorë, ruajnë pronën e blerë nga kredimarrësi. Nëse ai vdes prona u mbetet trashëgimtarëve. Detyrimin ndaj bankës e shlyen siguruesi.

2. Niveli i dytë i përfitimit: Banka ruan investimin e saj, asetet dhe kapitalet e saj. Kreditë shlyhen bashkë me normën e parashikuar. Edhe kur kredimarrësi vdes, shuma e mbetur për t’u shlyer merret përsipër nga siguruesi.

3. Niveli i tretë: Kur njerëzit ruajnë pronat, bankat ruajnë investimet dhe ekonomia vijon prosperimin dhe ruan stabilitetin, përfitimi bëhet tërësor.

4. Niveli i katërt: Industria e sigurimeve, përmes shembujve praktikë të suksesit, siguron një treg që u shërben: kredimarrësve, bankave dhe shoqërisë.

Dëshmia në vetë të parë 

Për rëndësinë e këtij produkti ndihmon edhe dëshmia në vetë të parë e një rasti përfitues.

Të premten e shkuar, kur sigurimi i jetës së debitorit si produkt, dhe SIGAL si kompani, ishin vënë në mesin e sulmeve të padrejta, shtrembëruese, shpifëse dhe keqlexuese me dashje nga disa portale të paspecializuara në leximin dhe kuptimin e fakteve ekonomike dhe në njohjen e industrisë siguruese, dëshmia në vetë të parë u vendosi një digë konceptuale.

Për rastësi, familja dhe kredimarrësi i siguruar, që pati ndërruar jetë, ishte një personazh i njohur dhe me shumë ndikim pozitiv në jetën sportive, kulturore dhe publike të vendit.

Bashkëshortja e të ndjerit Enea Andrea, që humbi jetën pak muaj më parë dhe që kishte sigurimin e jetës së debitorit, e shteroi njëherë e përgjithmonë shtrembërimin dashakeqës të debatit mbi PPI.

Një rast përfituesi, që gëzon pronën, vlen më shumë se një mijë shpifje.

Teksti i bashkëshortit të të ndjerit dhe mbështetja nga miqtë

“Nuk hyj shpesh në rrjetet sociale dhe prej kohësh nuk postoj. Rastësisht lexova se një kompani sigurimesh dhe një produkt konkret sigurimi ishin në qendër të kritikave në disa portale. Ndjeva se përmes dëshmisë sime mund të sjell një kontribut të vlefshëm për opinionin publik.

SIGAL INSURANCE GROUP m’u gjend pranë në një moment kur familja jonë kishte vërtet nevojë. Shuma e mbetur për t’u shlyer, e kredisë së marrë nga bashkëshorti im i ndjerë, i siguruar me produktin “Sigurimi i jetës së debitorit”, u shlye nga kompania e sigurimit. Në mënyrë korrekte, sipas kontratës, ata shlyen pjesën e mbetur të detyrimit ndaj bankës.
Familja jonë ndjehet mirënjohëse dhe e lehtësuar nga një barrë financiare konkrete. Doja të ndaja vetëm këtë mesazh edhe me publikun, si dëshmi që besoj vlen. Ky produkt sigurimi i jetës së kredimarrësit ndihmon realisht. Kompania u tregua shumë e përgjegjshme në përmbushjen e detyrimeve të saj”, shkruante znj. Andrea.
Një komentuese, mike e afërt e zonjës, i shtonte kësaj dëshmie një tjetër:
“Si mike e familjes, e kam parë nga afër sa shumë ka ndihmuar kjo mbështetje në një moment kaq të vështirë. Në situata të tilla kupton vërtet rëndësinë që ka të kesh pranë institucione serioze dhe korrektë. Është vërtet lehtësuese kur angazhimet dhe përgjegjësitë përmbushen me korrektësi dhe humanizëm. Dëshmi si kjo tregojnë se produkte të tilla sigurimi mund të bëjnë realisht diferencë në jetën e njerëzve. E merituar SIGAL Albania.”
Postimi është publik në rrjetin social facebook: https://www.facebook.com/brikena.andrea
SIGAL IG në sigurimin e jetës së debitorit
Vetëm në dy vitet e fundit, 2024 dhe 2025, SIGAL pagoi 182,929,000 lekë për produktin e sigurimit të jetës së debitorit, ose 58.38% e të gjitha dëmeve që pagoi e gjithë industria e sigurimeve të jetës me 4 kompani operatore.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat