Kur sigurimi privat i shëndetit kthehet në shërbim praktik, të menjëhershëm dhe realisht të dobishëm për jetën e përditshme.
Në tregun e sigurimeve shpesh flitet për polica, mbulime, përjashtime dhe procedura. Por në fund të ditës, pyetja që ka vërtet rëndësi për qytetarin është shumë më e thjeshtë: a ma zgjidh problemin kur më duhet? Pikërisht këtu nis diferenca mes një kompanie që thjesht ndjek kohën dhe një kompanie që përpiqet të jetë përpara saj. Në rastin e SIGAL, përgjigjja duket gjithnjë e më shumë e lidhur me fjalën praktikë.
Sot, sigurimi privat i shëndetit nuk kërkohet më vetëm për të pasur një kontratë në sirtar. Ai kërkohet për të pasur akses, shpejtësi, orientim dhe mbështetje të prekshme. Prandaj edhe risia nuk matet më me fjalë të mëdha, por me shërbime konkrete që e bëjnë jetën më të lehtë. Dhe pikërisht këto shërbime po i japin profilin e një lojtari modern një kompanie si SIGAL.
Një nga shembujt më domethënës është shërbimi ‘mjeku në telefon’. Në pamje të parë mund të duket si një komoditet shtesë, por në realitet është një zgjidhje me vlerë shumë të madhe për mijëra njerëz. Mjafton të mendosh për emigrantin që ka prindin vetëm në Shqipëri dhe kërkon të jetë i qetë që ka një kanal të menjëhershëm orientimi mjekësor. Ose për familjen që kalon tre muajt e verës larg shtëpisë dhe nuk do të humbasë kohë duke kërkuar ku të drejtohet. Apo për personin që udhëton shpesh dhe ka nevojë për përgjigje të shpejta, jo për burokraci. Në këto raste, mjeku në telefon nuk është luks; është siguri, orientim dhe lehtësi reale. Provoje 24 h falas ne kete link
https://play.google.com/store/apps/detailsid=app.sigal.telemjek&pcampaignid=web_share – playstore
https://apps.apple.com/al/app/teleshendet/id1559751905
E njëjta logjikë praktike shihet edhe te aplikimi dixhital i rimbursimit për këdo që ka siguracion privat shëndeti. Për vite me radhë, rimbursimi është perceptuar si pjesa më e lodhshme e marrëdhënies me sigurimin: letra për t’u ruajtur, dokumente për t’u dorëzuar, komunikime në disa kanale, ndjekje e pafund e praktikës. Modeli dixhital e ndryshon këtë eksperiencë në mënyrë rrënjësore. Nuk ke pse të bredhësh me letra rimbursimi. Nuk ke pse të mbash dokumente që pas pak kohe as nuk i gjen më. Nuk ke pse të përdorësh dhjetë kanale komunikimi për të folur me kompaninë. Kur procesi thjeshtohet, vlera e sigurimit bëhet më e dukshme dhe më e përdorshme për qytetarin.
Download tani appin nese ke karte sigurimi ne kete link
https://play.google.com/store/apps/details?id=sigal.fpc&hl=en – playstore
https://apps.apple.com/al/app/fpchealth/id6450365482 – appstore
Një tjetër shërbim që tregon një qasje më të avancuar është opinioni i dytë mjekësor. Në kohën kur pacienti ka më shumë informacion se kurrë, por edhe më shumë pasiguri, një mendim i dytë profesional mund të jetë vendimtar. Ai i jep pacientit më shumë qartësi, më shumë besim dhe një ndjenjë më të fortë kontrolli mbi vendimet për shëndetin e vet. Ky është një nga ato shërbime që nuk bie shumë në sy në reklamë, por bëhet jashtëzakonisht i rëndësishëm në momentin kur lind nevoja reale.
Filloje nje proces ne kete link:
https://shendet.sigal.com.al/mso/
Po aq domethënës është edhe ofrimi i sigurimit në të gjithë botën, pa rëndësi moshe. Ky është një mesazh i fortë në një kohë kur lëvizshmëria është bërë pjesë normale e jetës. Shqiptarët udhëtojnë më shpesh, jetojnë mes disa vendeve, kalojnë periudha të gjata jashtë, kanë fëmijë në emigracion apo prindër që lëvizin mes familjarëve. Në këtë realitet të ri, kufizimet klasike të moshës apo të territorit duken gjithnjë e më të vjetruara. Ndaj një produkt që synon mbulim global, pa i vendosur klientit etiketa për moshën, i përgjigjet më mirë kohës në të cilën jetojmë.
Shiko mbulimet dhe porosit online:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-travel-plus/




