SIGAL Insurance Group në Kosovë dëmshpërbleu 4.38 mln euro nga 35.5 milionë euro, që e gjithë industria e sigurimeve, jetë dhe jojetë pagoi për 5 muajt e parë të vitit 2026 në tregun e Republikës së Kosovës. SIGAL Insurance Group dëmshpërbleu 12,995 raste dëmesh, të cilët përfituan pagesat e dëmeve në përputhje me kushtet kontratuale dhe legjislacionin në fuqi.
12.33% e totalit të dëmeve në industrinë e sigurimeve të Kosovës, ku operojnë 13 kompani në segmentin e jojetës dhe 2 në segmentin e jetës, u shpërblyen nga SIGAL INSURANCE GROUP.
Përkatësisht, në sigurimet e jojetës SIGAL në Kosovë dëmshpërbleu 4,150,640 euro nga 34,588,453 euro, që pagoi e gjithë industria. Kompania dëmshpërbleu 223,908 euro, nga shuma 909,422 euro që industria e sigurimeve zhdëmtoi në sigurimet e jetës. Në këtë segment operojnë 2 kompani.
74.54 milionë euro ishte vëllimi total i primeve të shkruara bruto të industrisë së sigurimeve në Kosovë, ndërsa u dëmshpërblyen 35.5 milionë euro për 47,424 raste të siguruara nga i gjithë tregu.
Sipas këtij raporti, SIGAL dëmshpërbleu 24.62% të dëmeve të paguara nga industria e sigurimeve të jetës dhe 12 % të dëmeve, që e gjithë industria paguan në sigurimet e jojetës.
Të dhënat i referohen raportit zyrtar të Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Pensioneve në Bankën Qendrore të Kosovës i publikuar pak ditë më parë.




