Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pak çaste pasi kishte dalë nga Tuneli i Krrabës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka konstatuar praninë e flakëve dhe ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin e tij. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Cili është sigurimi, që do të aktivizohej menjëherë në rast se drejtuesi i mjetit do ta kishte?

TPL-ja nuk aktivizohet për rastet e zjarrit aksidental në makinë, sepse ky sigurim i detyrueshëm mbulon vetëm përgjegjësinë ndaj palëve të treta.

MINIKASKO-ja nuk aktivizohet sepse ky sigurim mbulon vetëm aksidentet mjet me mjet, në lëvizje dhe në rrugë automobilistike.

Sigurimi KASKO është ai që, në rast se drejtuesi i mjetit do ta kishte të blerë si policë, do të aktivizohej menjëherë.

Zjarri, rrufeja dhe eksplozioni, që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar, mbulohen nga sigurimi KASKO.

Duke nisur nga 160 euro sigurim KASKO, deri në 90% të vlerës së mbulimit të kontratës,  që është 32 mijë euro për atë çmim sigurimi (0.5% e shumës së mbulimit), 90% e shumës do të dëmshpërblehet nga kompania siguruese. Në varësi të çmimit mbulim, primi i KASKOs mund të rillogaritet dhe të merren vlera më të larta mbulimi në sigurim.