2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi i jep hov tregut të sigurimeve/ Brenda dhe jashtë Shqipërisë, SIGAL...

Turizmi i jep hov tregut të sigurimeve/ Brenda dhe jashtë Shqipërisë, SIGAL zgjedhja numër 1

Tregu i sigurimeve e mbylli gjysmën e parë të vitit me rritje dyshifrore, i mbështetur sidomos nga sektorët e lidhur me turizmin dhe nga një tendencë në përmirësim në sigurimet e pronës.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto arritën vlerën e gati 9.8 miliardë lekëve, në rritje me 10.25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu tashmë paraqitet në mënyrë të qëndrueshme për niveleve të periudhës së para pandemisë. Primet e shkruara bruto paraqiten në rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Një ndikim të rëndësishëm në rritjen e tregut të sigurimeve edhe këtë vit po japin aktivitetet e lidhura me turizmin dhe udhëtimet, që shfaqin norma të larta të rritjes.

Sa i përket siguracionit “Shëndet në Udhëtim“, SIGAL UNIQA Group Austria dominon tregun duke zënë 66% të tregut.

LEXO EDHENë botë asgjë nuk është falas/ Udhëtoni të qetë me SIGAL, “Shëndeti në Udhëtim” vetëm sa dy kafe

Dëmshpërblimet në kohë sa më të shpejtë të klientëve të dëmtuar dhe lehtësirat e herëpashershme që prezanton, siç është tashmë edhe SIGAL ONLINE, SIGAL UNIQA ka mundur të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve edhe kur udhëtojnë jashtë Shqipërisë.

E njëjta gjë ndodh edhe me siguracionin “Karton Jeshil”, siguracioni i detyrueshëm për çdo automjete me targa shqiptare që del jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

PSE SHQIPTARËT ZGJEDHIN “KARTON JESHIL” NGA SIGAL UNIQA?

  1. Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil SIGAL” dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
  2. SIGAL ju ofron mundësinë që të blini sigurimin “Karton Jeshil” online, nga celulari apo laptopi juaj, duke kursyer kohën tuaj
  3. Duke blerë “Karton Jeshil” pranë SIGAL atëherë përfitoni edhe një tjetër bonus: çdo klient që blen pranë SIGAL-it Siguracionin “Karton Jeshil” përfiton FALAS Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

“SIGAL UNIQA AutoSOS” është shërbimi më i ri i hedhur në treg nga SIGAL UNIQA Group Austria, i cili ju mundëson të keni gjithmonë me vete një mekanik kudo që të ndodheni, në rajon apo Europë. 

Ju le goma, bateria, karburanti apo përfshiheni në një aksident në një shtet ku nuk ka kush ju ndihmon, mjafton një telefonatë dhe në pak minuta “SIGAL UNIQA AutoSOS” vjen tek ju menjëherë.

“SIGAL UNIQA AutoSOS” vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben rreth 300 milionë klientëve 24 orë në ditë, 365 ditë të vitit.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

  1. Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  2. Shërbim karroatreci
  3. Riparim në vend
  4. Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  5. Parkim
  6. Akomodimi në hotel
  7. Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

LEXO EDHEShërbim ‘par excellence’, pagesa të drejtpërdrejta, novacion. Pse shqiptarët i besojnë sigurimin e automjetit SIGAL-it

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe në tregun e sigurimeve shqiptare, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.

Por mos harroni! Kur jemi në kulmin e pushimeve verore dhe kur mijëra emigrantë apo turistë të huaj zgjedhin të vijnë në SHqipëri, SIGAL UNIQA, falë SIGAL ONLINE, ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt siguracionin që do t’ju kërkojnë sapo të mbërrini në vendin tonë, “Policën Kufitare”.

Tashmë ju mund ta blini atë përmes celularit dhe pa pritur asnjë moment në rradhët e gjata në pikat kufitare, tokësore apo detare.

Kur të vini në Shqipëri, përveç siguracionit të automjetit tuaj, ju nevojitet edhe Sigurimi i Shëndetit, në mënyrë që të keni akses në një kujdes sa më të mirë shëndetësor, pa pasur frikë nga shpenzimet financiare.

Siguracioni “Jeto dhe Udhëto në Shqipëri” SIGAL UNIQA Group Austria e ofron në 3 opsione, dy prej të cilave mund të blihen direkt online ndërsa opsioni i tretë mund porositet online në webfaqen e kompanisë.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat