13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse mbi 50% e shqiptarëve kanë zgjedhur të sigurojnë pronën te SIGAL...

Pse mbi 50% e shqiptarëve kanë zgjedhur të sigurojnë pronën te SIGAL UNIQA

Shtëpia, apartamenti apo biznesi është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen, qoftë nga zjarret, përmbytjet, tërmetet, gabimet njerëzore të fqinjëve etj.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne e kthejmë pronën tuaj në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

NDARJA E TREGUT DHE DËMET E PAGUARA

Gjatë vitit 2021, vetëm në Sigurimet e Pronës, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 milionë euro dëmshpërblime. Ndërkohë, vetëm gjatë këtij 6-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj mbi 700 mijë euro dëmshpërblime.

Kjo ka bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë lidere në treg, duke zënë 53.44% të tij me një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, thekson AMF në raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2022.

Pranë klientëve në momentet më të vështira

Në nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet tragjik ku humbën jetën 51 persona e mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë. Edhe dëmet materiale ishin kolosale. U dëmtuan 95 mijë banesa, 11 mijë u shpallën të pabanueshme, ndërsa u prekën mbi 200 mijë njerëz në 11 bashki të vendit.

Si asnjë kompani tjetër sigurimesh, SIGAL UNIQA Group Austria dëmshpërbleu në një kohë rekord mbi 2000 familje dhe biznese në një shumë që i kalon 16 milionë eurot.

LEXO EDHEUnikë në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve

 

Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri SKAMPA në Elbasan, godinat simbol të korrektësisë së SIGAL

Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri SKAMPA në Elbasan u shkatërruan plotësisht nga zjarri, por falë sigurimit në SIGAL UNIQA u rikthyen në pak kohë në identitet dhe me ambiente akoma më moderne.

SIGAL UNIQA pagoi 500 milionë lekë për kinemanë në Korçë dhe 320 milionë lekë për Teatrin në Elbasan.

Siguracioni vjen aty ku jeni me vetëm një KLIK

Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop. Kjo ju kursen mund, kohë, dhe para.

Hyni në https://sigal.com.al/online/  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Duke parë këto rreziqe permanente, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, nxit vazhdimisht qytetarët që të sigurojnë pronat e tyre për të evituar çdo të papritur që mund të rrënojë financat e tyre.

Çmimi i sigurimit të shtëpisë është i përballueshëm për çdo familje. Për vetëm 1 euro për m/2 ju siguroni shtëpinë nga shumë rreziqe.

Për shembull, nëse ju keni një shtëpi 65m2, ju do të paguani 65 euro në vit për sigurimin e saj, dhe në rast se ju dëmtohet SIGAL UNIQA Group Austria do t’ju dëmshpërblejë.

Të sigurohesh do të thotë të veprosh si një qytetar i përgjegjshëm ndaj komunitetit ku jetoni si edhe që t’i gëzoheni një jete më të sigurt, më të paqtë, më të mirë dhe një të ardhmeje të garantuar!

Për çdo pyetje që mund të keni:

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat