38.2 C
Tirana
Monday, June 29, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNovacionet e SIGAL në produktet e sigurimit të pronës dhe përgjegjësive

Novacionet e SIGAL në produktet e sigurimit të pronës dhe përgjegjësive

Në sigurimet e pronës, SIGAL Insurance Group, në mënyrë që koston mesatare për produkt ta bëjë sa më të ulët e sa më të arritshme për publikun, ka sjellë këto risi:

  1. Ofrimin e sigurimit të apartamenteve me 50% ulje nëse klienti bën TPL në SIGAL

Kjo nënkupton një kombinim produktesh, mes sigurimit të detyruar TPL dhe sigurimit vullnetar të apartamentit, ku ky i fundit përfitohet me ulje çmimi deri në 2-fish, rreth më pak se 0.5 euro për metër katror.

2. SIGAL Insurance eshte e vetmja kompani ne Shqiperi qe ofron sigurimin e riskut kibernetik

Sigurimi nga rreziqet cyber është dizenjuar për të mbështetur bizneset nëse dikush hyn në mënyrë të paligjshme në rrjetet kompjuterike, duke shkaktuar vjedhjen e informacionit apo të kërkojnë shpërblesë për rikuperimin e informacionit, ndërprerjen e operacioneve të biznesit, prishjen e sistemeve të kompjuterave, dhe pasoja të tjera profesionale serioze. Mbulimi nga rreziqet kibernetike mund të përfshijë shërbime si: prishja/korruptimi i të dhënave, humbja e pajisjeve, viruset kompjuterike, vjedhja e informacionit.

Mbulimi nga rreziqet kibernetike nuk ndalon në çastin e ngjarjes sepse pasojat mund të shtrihen për një kohë të gjatë. Përveç rifitimit të aksesit apo rikuperimit të informacionit të humbur, biznesi juaj mund të ketë nevojë që të merret me gjëra të tilla si riparimi i rrjetit, dëmet ligjore, dhe shëbrimet e marrëdhënieve me publikun për të ndihmuar me rikuperimin e reputacionit tuaj dhe rindërtimin e besimit tek klientët. Rikuperimi i informacionit të humbur mund të kërkojë disa ditë, javë apo edhe muaj.

SIGAL Insurance Group eshte e vetmja kompani ne Shqiperi qe ofron sigurimin e pergjegjesise se drejtoreve, të mëvetshme, por edhe si paketë me 10 produkte të integruara mes të cilave edhe ajo e riskut menaxherial

Menaxhimi i riskut menaxherial është një domosdoshmëri strategjike. SIGAL INSURANCE GROUP ofron një program të integruar sigurimesh për riskun menaxherial, të ndërtuar sipas standardeve europiane dhe të mbështetur nga kapacitete të forta risigurimi ndërkombëtar. Programi synon të mbrojë asetet fizike dhe financiare të kompanisë, aktivitetin operativ dhe vazhdimësinë e biznesit, drejtuesit nga përgjegjësitë personale, si edhe reputacionin dhe stabilitetin afatgjatë të kompanisë. Ai përfshin dhjetë mbulime të integruara: sigurimin e pasurisë, përgjegjësisë ndaj të tretëve, përgjegjësisë për produktin, përgjegjësisë profesionale, sigurimin e jetës për personat kyç, mbrojtjen nga mashtrimet dhe abuzimet, sigurimin shëndetësor për punonjësit, mbrojtjen nga rreziqet kibernetike, sigurimin e përgjegjësisë së drejtuesve të kompanisë (Directors & Officers Liability), si dhe rishikimin periodik të riskut.

Përmes këtij programi, bizneset përfitojnë mbulim ndaj dëmtimeve të aseteve, detyrimeve ndaj palëve të treta, defekteve të produkteve, gabimeve profesionale, humbjes së personave kyç, mashtrimeve, sulmeve kibernetike dhe përgjegjësive menaxheriale, ndërsa punonjësit mbështeten me programe fleksibël të sigurimit shëndetësor. Krahas produkteve të sigurimit, SIGAL rekomandon analiza periodike të riskut për të garantuar që mbulimet të përshtaten me zhvillimin e biznesit. Qasja e kompanisë bazohet në partneritet afatgjatë, duke ofruar analizë të detajuar të ekspozimit ndaj rrezikut, strukturim të mbulimeve sipas nevojave specifike të klientit, mbështetje nga risigurues ndërkombëtarë me vlerësime të larta, menaxhim profesional të dëmeve dhe konsulencë të vazhdueshme.

Në lidhje me sigurimin e përgjegjesise së Drejtuesve të kompanisë (Directors & Officers Liability) SIGAL ofron mbulim për drejtuesit dhe administratorët e kompanisë kundër përgjegjësive personale që rrjedhin nga vendimet e tyre menaxheriale, duke mbrojtur interesat e tyre dhe të kompanisë.

3. SIGAL Insurance Group ofron sigurim projektesh deri ne 1.5 miliarde euro

Polica e sigurimit CAR, Construction All Risk, ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve, që është 10 vjet.

Ky lloj sigurimi mbulon të gjitha dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve. Kur bëhet bëhet fjalë për vepra publike si urat dhe rrugët, të mbrojtura gjithashtu janë edhe palët e treta që mund të jenë prej e aksidenteve të ndryshme gjatë ndërtimit.

4. SIGAL Insurance Group ofron sigurimin e bujqësisë dhe blegtorise

Sigurimi i agro-kulturës është një produkt sigurimi për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale. Biznesi bujqësor dhe blegtoral është shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore. Veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike-globale ky sigurim merr një vlerë shumë të madhe, për t’u ardhur në ndihmë sipërmarrësve të agrobiznesit dhe ekonomisë së gjelbër. Përmes kësaj police në SIGAL sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore, kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore. Sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale. Nga 0.15% deri ne 6% të shumë së mbulimit limit përllogaritet vlera e kësaj police, në varësi të risqeve.

Përmes këtyre produkteve novatore, SIGAL Insurance Group zgjeron konceptin e sigurimit të pronës nga një mbulim tradicional në një partneritet të plotë për mbrojtjen e familjes, biznesit dhe investimeve. Me zgjidhje të personalizuara, kapacitete të larta mbulimi dhe standarde ndërkombëtare, SIGAL u përgjigjet sfidave të ekonomisë moderne dhe rreziqeve të së ardhmes. Kjo është mënyra se si inovacioni kthehet në siguri reale për klientët.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat