13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShërbim ‘par excellence’, pagesa të drejtpërdrejta, novacion. Pse shqiptarët i besojnë sigurimin...

Shërbim ‘par excellence’, pagesa të drejtpërdrejta, novacion. Pse shqiptarët i besojnë sigurimin e automjetit SIGAL-it

Tu shërbesh klientëve në kohë, të paguash dëmet konform ligjeve në fuqi dhe të sjellësh gjithmonë produkte të reja dhe unike për tregun.

Këto janë disa prej shumë arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Sipas raportit më të fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për 6-mujorin e parë të 2022, SIGAL rezulton kompania më e besuar për të gjitha klasat e sigurimit motorik.

AMF thekson se, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-qershor 2022 arritën rreth 5,642 milionë lekë, ose 11.02 % më shumë se në periudhën janar-qershor 2021.

E sigurisht që kompania më e besuar rezulton SIGAL UNIQA Group Austria.

Ndarja e tregut

Dëmet e paguara

Nuk duhet anashkaluar fakti që, SIGAL UNIQA paguan shumë më shumë dëme krahasuar me primet që disponon kundrejt tregut. Dhe kjo është një ndër arsyet pse klientët besojnë te bashkëpunimi me SIGAL.

Produkti TPL, në periudhën Janar-Qershor 2022, pati një rritje prej 6.57% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-qershor 2022 pati një rritje prej 46.04% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 64.68% krahasuar me periudhën Janar-Qershor 2021.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që mbështet juridikisht klientët e saj, duke kryer komunikimin dhe korrespodencën me kompaninë e juaj të sigurimit për përfitimin e dëmshpërblimit Karton Jeshil, nëse klienti është përfitues nga një aksident jashtë Shqipërisë.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-qershor 2022, pati një rritje 7.25% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-qershor 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 12.61%.

Tabelat e mësipërme tregojnë qartë dominancën e SIGAL në treg.

LEXO EDHEMirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson tashmë që çdo siguracion për automjetin tuaj ta blini online, përmes celularit, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Hyni KËTU dhe blini në pak minuta siguracionet e automjetit tuaj. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

SIGAL UNIQA Group Austria, pjesë e gjigandit europian të sigurimeve UNIQA Insurance Group, ka sjellë gjithmonë tek klientët mundësi që kompani të tjera nuk i kanë ofruar.

SIGAL UNIQA AutoSOS, Asistencë Rrugore për rajonin dhe Europën, është një prej produkteve më të fundit të kompanisë, e cila ju mundëson shërbime të ndryshme sa herë që makina juaj ka probleme rrugëve të Ballkanit apo kontinentit.

Ju le goma në rrugë, ju mbaron karburanti ose bateria apo përfshiheni në një aksident në një vend të huaj ku askush nuk mund t’ju vijë në ndihmë, mos u shqetësoni! Me “SIGAL UNIQA AutoSOS” nuk do ta ndjeni kurrë veten vetëm.

Kjo është risia më e fundit nga SIGAL UNIQA, që vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë që u shërben mbi 300 milionë klientëve 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit.

Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

– Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës

– Shërbim karroatreci

– Riparim në vend

– Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti

– Parkim

– Akomodimi në hotel

– Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit

SIGAL UNIQA Group Austria-s i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo kohë SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Pas suksesit të SIGAL UNIQA Group Austria qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 2000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë aty për t’u shërbyer klientëve në çdo kohë.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat