36.9 C
Tirana
Tuesday, June 30, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTre produkte novatore të SIGAL në sigurimin motorik

Tre produkte novatore të SIGAL në sigurimin motorik

MINIKASKO, AUTOSOS dhe TPL Plus janë tre produkte novatore të SIGAL Insurance Group në tregun e sigurimeve në Shqipëri.
Ato përfaqësojnë një qasje të re ndaj mbrojtjes së drejtuesve të mjeteve, duke kombinuar sigurinë, asistencën dhe fleksibilitetin financiar.
Të tre produktet synojnë të rrisin standardin e mbulimit dhe të përmirësojnë eksperiencën e klientit në rrugë.

  1. Mini-kasko në tregun shqiptar u fut më së pari nga SIGAL.

Sigurimi MINIKASKO sjell tre përfitime të mëdha për cilindo drejtues mjeti.

Së pari, me një sigurim MINIKASKO, edhe nëse je shkaktar i aksidentit, deri në 10 mijë euro dëme materiale në mjetin tënd i mbulon kjo policë. Me TPL ti mbulon vetëm dëmet materiale dhe shëndetësore ndaj të tretëve, por dëmet në mjetin tënd mbeten të pambuluara. Mjafton që aksidenti të plotësojë këto tre rrethana njëherësh: a. mjet me mjet, b. në lëvizje dhe c. në rrugë automobilistike dhe MINIKASKO aktivizohet.

Së dyti, MINIKASKO kuron “çështjet e besimit”. Në tregun e sigurimeve operojnë 8 kompani në segmentin e jo-jetës. “Jo të dhjetë gishtat e dorës janë njësoj”, është një shprehje e vjetër. Jo të gjitha kompanitë kanë të njëjtat burime njerëzore dhe të njëjtën forcë paguese: për rrjedhojë, nëse një automjet tjetër aksidenton mjetin tënd dhe të vë në dispozicion TPL-në e tij që nuk është SIGAL, për të shmangur sorollatjet teorike në zyra të cilat nuk i njeh, me MINIKASKO-n e SIGAL ti mund të paraqitesh direkt te kompania jote dhe jo e shkaktarit, dhe pagesën ia kërkon kompanisë tënde, SIGAL-it. SIGAL do të ta paguajë. Kompanisë siguruese në të cilën shkaktari i aksidentit ka policën e sigurimit, zhdëmtimin do t’ia kërkojë në rrugë institucionale SIGAL.

Së treti, MINIKASKO, me TPL-në SIGAL, kushton vetëm 3 mijë lekë dhe mund të blihet online për 45 sekonda në Sigal.al.

MINIKASKO, si produkt sigurimi po gjen përhapje në industrinë siguruese në vend, por më së pari në tregun vendas u fut nga SIGAL.

  1. AutoSOS risi e SIGAL

AutoSOS është shërbimi i asistencës rrugore, që gjendet pranë jush në rast të pamundësisë së mjetit për të lëvizur, qoftë për arsye të defekteve të mjetit apo në rast aksidenti. Shërbim i dedikuar 24/7 nga një skuadër profesionistësh për zgjidhjen e problemit tuaj, nëpermjet riparimit në vënd, shërbimit karroatrec si dhe shërbime të tjera për vijimin e udhetimit ose akomodimin e drejtuesit të mjetit.

  1. TPL plus qe mbulon regreset per drejtim mjeti nen efektn e alkoolit dhe mbulon regreset per drejtim mjeti pa patente te adaptuar per mjetin.

Këto janë dy produkte ndarazi, por që mund të zgjidhen të dy mbulimet së bashku.

TPL Plus është një sigurim novator që ofron mbulim për dëme materiale deri në 10 mijë euro, në këto dy raste: në rast të përdorimit të alkoolit deri në 0.5mg/l, në rast të paputhshmërisë së kufizimeve të vjetërsisë së patentës me fuqinë motorike të mjetit në drejtim.

Këto produkte tregojnë qartë transformimin e sigurimeve motorike drejt një modeli më gjithëpërfshirës dhe më praktik.
Duke ofruar mbulim real, asistencë të menjëhershme dhe zgjidhje inovative, SIGAL rrit sigurinë dhe besimin e drejtuesve të mjeteve.
Në këtë mënyrë, inovacioni kthehet në mbrojtje konkrete në çdo situatë në rrugë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat