2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë botë asgjë nuk është falas/ Udhëtoni të qetë me SIGAL, “Shëndeti...

Në botë asgjë nuk është falas/ Udhëtoni të qetë me SIGAL, “Shëndeti në Udhëtim” vetëm sa dy kafe

Numri i qytetarëve që zgjedhin të kalojnë pushimet e verës jashtë Shqipërisë sa vjen e rritet.

Mosnevoja për një vizë, çmimet konkurruese dhe dëshira për të eksploruar vende të reja janë disa prej arsyeve pse kjo shifër rritet çdo vit e më tepër.

Por kujdes! Në botë asgjë nuk është falas, e aq më pak spitalet. Edhe për diçka të vogël, siç e quajmë ne rëndom, faturat janë të kripura.

Për këtë arsye, zgjidhja e duhur është Sigurimi “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA, i cili është shpëtimtari i vetëm gjatë udhëtimeve tuaja.

POR ÇFARË MBULON “SIGURIMI SHËNDETI NË UDHËTIM” NGA SIGAL UNIQA?

“Përballja me një problem shëndetësor të papritur shkakton shqetësim dhe panik, sidomos kur jemi larg shtëpisë. Pa harruar këtu edhe shpenzimet mjekësore që shpesh, në shtete të caktuara, janë shumë të kushtueshme.

Në disa raste të siguruarit kanë kaluar një situatë të paparashikuar me shëndetin e tyre jashtë vendit dhe u është dashur të paguajnë shuma marramendëse për t’u rikuperuar.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA sjell produktin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”, i cili ju mbron financiarisht për çdo emergjencë mjekësore jashtë vendit.

Konkretisht, ky siguracion mbulon:

– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë

– Anullim Udhëtimi

– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

– Si dhe Emergjencat dentare”

Kur nisesh me pushime dhe mbi të gjitha kur çdo gjë e ka të paguar paraprakisht mendon vetëm të kalosh bukur. Por surprizat nuk mungojnë asnjëherë.

Një shembull konkret është ai i 13-vjeçarit H.L, i cili pësoi një dëmtim teksa pushonte në një resort në Antalya të Turqisë.

Ai u transportua në një prej spitaleve më të mirë të zonës, “Özel Akdeniz Hastanesi Manavgat”.

Mirëpo falë Sigurimit “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA me vlerë vetëm 4 euro ai mbuloi kostot spitalore deri në 5500 euro.

“Ishim për pushime verore me familjen në një prej resorteve më të mira të Antalyas. Por teksa ishte duke luajtur djali im 13-vjeçar pësoi një aksident.

Na u desh ta çonim menjëherë në spital për shkak të një frakture në kyçin e dorës dhe mjekët e futën direkt në sallën e operacionit.

Si spital privat që ishte kostot ishin me të vërtetë të larta. Por falë sigurimit në udhëtim nga SIGAL UNIQA arriti të kurohej në një kohë rekord”, rrëfen nëna e 13-vjeçarit.

“SHËNDETI NË UDHËTIM”, EDHE ONLINE NË SIGAL ONLINE

SIGAL ONLINE është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon, e cila ju mundëson blerjen online të siguracioneve të automjeteve, pronës dhe shëndetit sa më shpejtë dhe hjeshtë dhe duke ruajtur njëkohësisht sigurinë maksimale.

Gjithçka përmes celularit apo laptopit, kurdo dhe kudo, pa patur nevojë të shkosh në një zyrë të SIGAL për të marrë siguracionin e printuar.

LEXO EDHESIGAL ONLINE – Blini siguracionin që ju nevojitet vetëm me një klikim/ Thjesht, shpejt, sigurt…

Por mos harroni! Kur të niseni për pushime merrni me vete edhe “TeleShëndet”, shërbimi që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të ditës.

“TeleShëndet” ju mund ta përdorni gjatë gjithë pushimeve juaja jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, një temperaturë apo alergji, mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot.

Aktivizoni “Teleshëndet” ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

LEXO EDHEDiell, det dhe… TeleShëndet

Për çdo pyetje ose paqartësi, kontaktoni:

WhatsApp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

PUSHIME TË QETA VETËM ME SIGAL UNIQA Group Austria…

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat