10.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët mbeten të fundit në Evropë, shpenzuan mesatarisht 18 euro për sigurime...

Shqiptarët mbeten të fundit në Evropë, shpenzuan mesatarisht 18 euro për sigurime vullnetare gjatë 2022

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për vitin 2022 sigurimet vullnetare sollën 32.25% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës, nga 33.3% që kishte qenë pesha e tyre për vitin 2021.

Volumi i përgjithshëm i primeve të shkruara bruto për sigurimet vullnetare gjatë vitit 2022 ishte 6.2 miliardë lekë ose rreth 53 milionë euro çka do të thotë se shqiptarët kanë shpenzuar vetëm 18 euro për frymë për t’u siguruar vullnetarisht.

Shifrat u referohen vetëm atyre produkteve të sigurimit që janë ligjërisht të detyrueshme.

Por, edhe një pjesë e mirë e sigurimeve që janë ligjërisht vullnetare, në fakt kryhen në mënyrë të detyrueshme, për shkak të detyrimeve të vendosura në marrëdhëniet kontraktore nga palë të treta, si bankat apo institucionet financiare, etj.

Ndër këto produkte, më tipiket janë sigurimet e pronave të lëna si kolateral për kreditë bankare, sigurimet KASKO të automjeteve të blera me qira financiare apo policat e sigurimit të aksidenteve në udhëtim.

LEXO EDHEKush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk je i siguruar?

Ndër produktet e sigurimit vullnetar, më i rëndësishmi ngelet sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës, me rreth 29% të primeve të shkruara bruto, i ndjekur nga sigurimi i mjeteve tokësore (KASKO), me 20% të totalit.

LEXO EDHE7 opsionet e Sigurimit KASKO nga SIGAL UNIQA

Ndër produktet vullnetare me peshë më domethënëse, rritje të lartë shënuan sigurimi i aksidenteve, me 31.6% dhe sigurimi i mjeteve tokësore, me 15.6%.

Shifrat tregojnë qartë se tregu nuk po bën asnjë përparim në drejtim të rritjes së peshës së sigurimeve vullnetare, që paraqiten gjithnjë e më në pakicë në strukturën e primeve të tregut.

Sipas revistës “Monitor”, nga 8 kompani të licencuara për ofrimin e sigurimeve të Jo-Jetës, vetëm 2 prej tyre kanë një peshë të primeve nga sigurimet vullnetare më të lartë se mesatarja e tregut.

LEXO EDHE: Sigurimet e Detyrueshme dhe Vullnetare/ Ja kompania e sigurimeve, më e preferuara nga shqiptarët

Drejtuesit e kompanive të sigurimit mendojnë se në dështimin e krijimit të një kulture të sigurimeve në Shqipëri ka edhe një përgjegjësi të madhe nga ana e shtetit.

Sipas tyre, mbulimi apo kompensimi i dëmeve nga shteti në rastet e fatkeqësive natyrore, si tërmetet apo përmbytjet, bën që qytetarët të mos ndërgjegjësohen rreth rëndësisë së sigurimit për të qenë të mbrojtur financiarisht ndaj dëmeve të mundshme në pronë apo në shëndet.

Në këto kushte, sigurimin kërkojnë prej vitesh krijimin e një skeme kombëtare për sigurimin nga katastrofat. Shumica e siguruesve janë të mendimit se një skemë e tillë duhet të jetë e detyrueshme.

Megjithatë, disa prej tyre mendojnë se pjesëmarrja në këtë skemë mund jetë edhe vullnetare, por me kusht që të përcillet qartë mesazhi se, në rast të fatkeqësive natyrore, dëmi nuk do të paguhet nga shteti dhe qytetarët duhet ta marrin vetë përsipër rrezikun financiar.

LEXO EDHE: Shqipëria mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, shpenzimi mesatar për sigurimin e pronës vetëm 6 euro për frymë

Qytetarët duhet të dinë se, sigurimet janë ato që të krijojnë personalitetin dhe dinjitetin e njeriut. Aot mundësojnë pavarësinë e çdo qytetari nga shteti sepse nëse ke një paketë sigurimesh ty nuk të intereson të dish as se kush është kryeministri, kush është ministri i shëndetësisë apo ministri i financave etj. Qytetarit i intereson kontrata që ke nënshkruar me kompaninë e sigurimeve e cila të dëmshpërblen për dëmet e pësuara.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat