5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreKush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk...

Kush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk je i siguruar?

Tre muajt e dytë të vitit kanë njohur një rritje të kërkesës së individëve për kredi.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rezulton se në krahasim me tre muajt e parë, në tre muajt e dytë të vitit individët kanë marrë 10 miliardë lekë kredi më shumë.

Nëse analizojmë qëllimin e përdorimit të kredive të marra, atëherë rezulton se pjesa më e madhe e kredive të marra është kredi për blerje banesash.

Nëse ke marrë një kredi në një bankë për të blerë apo ndërtuar shtëpinë apo biznesin tuaj dhe të ndodh një fatkeqësi, humb jetën, kush do ti paguajë këstet e bankës?

Nëse ndodh një fatkeqësi natyrore (tërmet, përmbytje, djegie) dhe shtëpia shkatërrohet kush do ti paguajë dëmet?

Familja nuk mundet, pasi nuk ka mjaftueshëm të ardhura, ndaj banka kërkon gjithmonë një garanci për pronën dhe këstet që duhen shlyer çdo muaj.

Ndodh shpesh që kur merrni kredi bankat t’ju kërkojnë sigurimin e jetës dhe të pronës. Por edhe nëse nuk ua kërkojnë, zgjidheni vetë të siguroni jetën dhe shtëpinë tuaj.

Duhet që banka të sigurojë pagesën e kësteve të huasë në mënyrë të rregullt, dhe faktorët që do të ndikonin në pamundësinë e klientit për kthimin e huasë ose të bankës për ekzekutimin e kolateralit mund të ishin dhe humbja totale e banesës nga zjarri ose tërmeti.

LEXO EDHE: Shqiptarët, sigurimin e jetës ja besojnë SIGAL LIFE UNIQA-s

Në rast humbje të jetës së klientit huamarrës për shkak të një sëmundjeje të paparashikuar apo të një aksidenti, kompania e sigurimit dëmshpërblen bankën për shumën aktuale të kredisë deri në atë moment, dhe banka çliron nga barra hipotekore garancitë përkatëse. Në këtë rast familja e humarrësit është e mbrojtur nga detyrimet e mëtejshme bankare.

Pra, nëse personit që ka marrë kredinë për shtëpi i ndodh një fatkeqësi dhe humb jetën, kompania e sigurimit dëmshpërblen bankën ku klienti ka marrë kredinë dhe familjarët e kredimarrësit gëzojnë shtëpinë e re pa patur kurrfarë detyrimi financiar ndaj bankës, pasi çdo detyrim e ka paguar kompania e sigurimit.

Në rastet kur personat kredimarrës janë të dy kryefamiljarët (bashkëshorti dhe bashkëshortja) dhe një prej tyre humb jetën për shkak të një sëmundjeje të paparashikuar apo të një aksidenti, kompania e sigurimit u dëmshpërblen familjarëve të tij pjesën që u takon.

Dëmshpërblim përfitoni edhe nëse shtëpia shkatërrohet apo pëson dëmë për shkaqe natyrore, si tërmet, zjarr, etj. Në këto raste, nëse personi kredimarrës e ka siguruar shtëpinë e tij nga fatkeqësitë natyrore, kompania e sigurimit e dëmshpërblen për të gjithë dëmin e shkaktuar.

Në çdo rast, mos harroni të siguroni edhe objektet që keni në shtëpi. Në rastet e mësipërme ju nuk do të dëmshpërbleheni për orenditë shtëpiake, vlera e të cilave shkon në miliona lekë, nëse nuk i keni siguruar këto të fundit. Ju mund ti siguroni objektet e shtëpisë tuaj duke paguar një prim vjetor modest, dhe kompanitë e sigurimit do të dëmshpërblejnë për çdo dëm të pësuar.

A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

Nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me kredi, banka ju kërkon të blini Sigurimin e Shtëpisë, e cila ju mbulon dëmet për shumën që jeni kredituar.

Por nëse ju e keni shlyer kredinë tuaj, a është e nevojshme të vazhdoni të keni këtë sigurim? Po. Për dy arsye shumë të rëndësishme!

Policia e Sigurimit të Shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe çfarë ka brenda saj.

Ky sigurim do tju ndihmojë të paguani zëvendësimin e dëmtimeve, përfshirë edhe në orenditë që mban shtëpia, qofshin moblije apo elektroshtëpiake nëse ato shkatërrohen nga zjarri apo tërmeti.

LEXO EDHEPse mbi 50% e shqiptarëve kanë zgjedhur të sigurojnë pronën te SIGAL UNIQA

Sigurimet kanë një impakt të drejtpërdrejtë social dhe ekonomik, pasi ulin kostot financiare të individëve apo familjeve, ulin kostot financiare publike dhe ndikojnë në rritjen e buxhetit të shtetit, nëpërmjet derdhjes së taksave nga ana e kompanive të sigurimit.

Por siigurimet janë ato që krijojnë personalitetin dhe dinjitetin e njeriut. Ato mundësojnë pavarësinë e çdo qytetari nga shteti. Nëse ke një paketë sigurimesh që janë më të domosdoshme për vijueshmërinë normale të jetës atëherë ty nuk të intereson të dish as se kush është kryeministri, kush është ministri i shëndetësisë apo ministri i financave e kështu me radhë. Ty të intereson që ajo kontratë sigurimesh që ti ke lidhur me kompaninë e sigurimeve të zbatohet dhe të të dëmshpërblejë për ato dëme që të janë shkaktuar.

Ndaj, të qënurit i siguruar në çdo kohë është zgjidhja më e mirë për çdo të papritur që mund të na godasë.

LEXO EDHEUnike në produkte e gjithmonë pranë klientëve/ SIGAL UNIQA mbetet në majën e tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat