20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Detyrueshme dhe Vullnetare/ Ja kompania e sigurimeve, më e preferuara...

Sigurimet e Detyrueshme dhe Vullnetare/ Ja kompania e sigurimeve, më e preferuara nga shqiptarët

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi ditën e shtunë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2022.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit janë rritur gjatë kësaj periudhe duke kapur vlerën e 21,033 milionë lekë, ose 9.16% më shumë se në vitin 2021.
Numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,325,231 me një rritje prej 12.93% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, thotë AMF në raportin e saj ndërsa thekson se tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.75% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.01%.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.16% të totalit të tregut.

Sa i përket tregut të sigurimeve të Jo-Jetës, ku operojnë 8 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania lidere si në sigurimet e detyrueshme ashtu edhe në ato vullnetare.

Sipas AMF, në sigurimet e detyrueshme SIGAL UNIQA renditet e para me mbi 21% të tregut, ndërsa tek ato vullnetare me 39% të tregut dhe me 11% avantazh me kompaninë që rënditet e dyta.

SIGURIMET E DETYRUESHME

SIGURIMET VULLNETARE

LEXO EDHE: Shqiptarët i besojnë atë që kanë më të shtrenjtë/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, lidere në Sigurimin Privat të Shëndetit

PSE KY BESIM NË RRITJE NDAJ SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Shërbimi në kohë dhe profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe novacioni që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej shumë arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2100 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1100 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Pjesë e një gjigandi si “UNIQA Insurance Group”, me mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara në afro 24 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kësaj kompanie përballë klientëve.

SIGAL UNIQA përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë SIGAL UNIQA-s jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

LEXO EDHEDokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat