13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i BQK/ SIGAL UNIQA lidere e tregut të sigurimeve të Jo-Jetës...

Raporti i BQK/ SIGAL UNIQA lidere e tregut të sigurimeve të Jo-Jetës edhe në Kosovë, kompania më e besuar dhe ajo që paguan më shumë dëme

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e tregut të sigurimeve për muajin Shkurt 2023.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova vijon të jetë lidere e tregut të sigurimeve të Jo-Jetës si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

SIGAL UNIQA zotëron 16% të tregut ku operojnë 10 kompani. Ndërsa te dëmet e paguara dominimi është edhe më i madh duke zënë mni 37% të totalit.

Nëse flasim me shifra konkrete, nga 13,2 milionë Euro që ka paguar tregu në total, SIGAL UNIQA ka paguar rreth 5 milionë Euro dëme.

Edhe sa i përket produktit Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë”, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë rënditet e para, si në pozicionimin në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

NDARJA E TREGUT

Nga 1,411,485 prime të shkruara në total, 688,878 i përkasin pikërisht SIGAL UNIQA-s, e cila ka një rritje të theksuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

DËMET E PAGUARA 

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA dominon duke zënë mbi 84% të totalit të dëmeve. Nga 4,7 milionë euro të paguara, mbi 4 milionë janë paguar pikërisht nga kjo kompani.

RAPORTI I PLOTË

Këto të dhëna tregojnë edhe një herë forcën financiare të kompanisë dhe përgjegjshmërinë kontraktuale përballë klientëve të saj duke u përpjekur të jetë sa më afër dhe të përshtatet me nevojat dhe kërkesat e tyre.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e SIGAL sh.a (themeluar në vitin 1999 në Tiranë) përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.

SIGAL UNIQA Kosovë ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetëra degëve dhe agjencive në çdo skaj të Kosovës.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat