13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTOP 100 kompanitë e sigurimit në Evropën Juglindore, SIGAL UNIQA lidere në...

TOP 100 kompanitë e sigurimit në Evropën Juglindore, SIGAL UNIQA lidere në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

SIGAL UNIQA Group Austria edhe këtë vit është renditur si kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Revista prestigjoze “See News” ka publikuar listën e 100 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore përgjatë vitit 2021.

SIGAL UNIQA Group Austria rënditetnë vendin 51, duke pësuar rritje të konsiderueshme me 11 vende, nga vendi i 62-të ku ndodhej në vitin 2020.

Me 81 milionë euro prime të shkruara bruto përgjatë një viti, SIGAL UNIQA ka lënë pas emra të njohur të botës së biznesit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përsa i përket Shqipërisë, kompania e dytë që rënditet është sa gjysma e SIGAL.

Për herë të parë këtë vit, në “TOP 100 Insurers” është përfshirë edhe SIGAL Uniqa Group Austria Kosova, duke u renditur në vendin e 98-të.

SIGAL UNIQA Group Austria edhe njëherë ka vërtetuar se gëzon besimin e plotë të qytetarëve, duke fituar kështu vlerësimin e tyre për t’i besuar shëndetin, pronën, jetën dhe pensionin.

“SeeTOP 100” është një renditje vjetore e kompanive më të mëdha në Evropën Juglindore, sipas të ardhurave totale për vitin fiskal 2021. Ajo mbulon kompanitë financiare të regjistruara në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Moldavi, Mali i Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni.

Më herët ka qenë revista “Finance Central Europe” ajo që i akordoi kompanisë lidere në tregun e sigurimeve në rajon plot 6 vlerësime, mes të cilave edhe si “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri 2021/2022” apo edhe si “Kompania më e mirë e sigurimeve në Shqipëri sipas fuqisë së kapitalit për vitin 2021/2022”.

Gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA Group Austria-s iu akordua edhe çmimi “SUPERBRANDS ALBANIA’S CHOICE 2019/2020” nga prestigjozja “Superbrands International”.

Ndërkohë më 7 shkurt 2020, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim kanë vlerësuar filantropinë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA duke i akorduar “Çmimin e Filantropisë 2019” në Nivel Kombëtar me motivacionin: “Për angazhim dhe kontribut të gjerë në shëndetësi, arsim, mjedis, art, sport dhe edukim financiar në fushën e sigurimeve, ku veçohen: Klinika Lëvizëse Mjekësore në shkallë vendi, rikonstruksioni i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Matosh UKA” në Fierzë, Tropojë dhe Pallatit të Sportit në Përmet, si dhe krijimi i Klubit “Art dhe Kulturë” në dispozicion për të gjithë qytetarët e Durrësit”.

Por nuk kanë munguar çmimet dhe vlerësimet as për CEO-n dhe themeluesin e kompanisë, z. Avni Ponari.

Nga “Finance Central Europe”:

  • “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri për vitin 2021/22”
  • “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Evropën Juglindore për vitin 2021/22”.

VLERËSIME DHE TITUJ TË TJERA

  • “Çertifikatë Mirënjohjeje” nga Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës në kuadër të “Vitit të Solidaritetit” (2020);
  • “CEO Revolucionar për vitin 2020 për kontributin e tij  të jashtëzakonshëm në botën e biznesit” nga Business Sight Magazine (2020);
  • “20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga Insight Success Media Tech (2020);
  • (2019) “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore nërmjet Shqipërisë dhe Japonsië, dhe më herët ‘Çertifikatën e Mirënjohjes’ nga Qeveria Japoneze, në cilësinë e tij si ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë’ (që prej vitit 2009);

‘Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i Austrisë SH.T.Z Alexander Van der Bellen (Një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë për të nderuar njerëzit (nga Austria dhe jashtë) të cilët kanë kryer shërbime të merituara ndaj vendit. Të akorduarit zgjidhen nga Qeveria Austriake dhe kryhet nga Presidenti i Republikës);

  • ‘Lider i Arrirë’ (pjesë e Profileve Ndërkombëtare të Liderve të Arrirë);
  • ‘Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’;
  • ‘Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oksfordit’, në Mbretërinë e Bashkuar;
  • ‘Kush është Kush’ (nga Ndërkombëtarja ‘Who is Who’, një libër i mirënjohur referencash të njerëzve të shquar ndërkombtarisht, e cila botohet çdo vit që nga viti 1935-së);
  • ‘Fellow’ i ‘Paul P. Harris’ (‘Klubi Ndërkombëtar i Rrotës’, një rrjet global prej 1.2 milion liderësh, fqinjësh, miqsh, dhe zgjidhësish problemesh, të cilët shikojnë një botë ku njerëzit bashkohen dhe veprojnë për ndryshimin);
  • ‘Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve’
  • ‘Menaxheri më i mirë’ nga ‘Financë në Evropën Qëndrore’.
  • Avni Ponari është edhe ‘Qytetar Nderi’ i qyteteve Bajram Curri, Durrës dhe Elbasan, si edhe “Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta.

SIGAL, PJESË E GJIGANDIT EUROPIAN “UNIQA INSURANCE GROUP”

Prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit financiar “UNIQA Insurance Group”, një prej gjigandëve financiarë në Europë.

Rreth 24,000 punonjës të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve dhe nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, “UNIQA Insurance Group” punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

 

SIGAL, pikërisht përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus” apo “SIGAL UNIQA AutoSOS”, paketa sigurimi me benefite të mëdha, inovatore për tregun dhe me mbulime brenda e jashtë Shqipërisë, si asnjë kompani tjetër sigurimi.

Pa harruar edhe “SIGAL Audiobooks” apo orkestrën e Harqeve SIGAL, dy nisma unike për Shqipërinë që synojnë nxitjen e interest të qytetarëve ndaj leximit dhe kulturës.

 

SIGAL UNIQA Group Austria falenderon mbi 1 milion klientët e saj për besimin e shprehur ndaj kompanisë që prej 1999-ës, besim i cili është motivi kryesor i punës për mijëra punonjësve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të cilët çdo ditë janë pranë klientëve përmes një shërbimi sipas standarteve europiane.

 

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA Group Austria

 

KONTAKTE

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat