14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInfektimet dhe humbjet e jetës, mjeku: Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri...

Infektimet dhe humbjet e jetës, mjeku: Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri më 5-15 shtator

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti, bazuar në një analizë të shifrave të infektimeve me Covid-19, thotë se Shqipëria pritet që të ketë rënie të rasteve të reja pozitive në periudhën ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021.

Ndërkohë që sa i takon shifrave të humbjeve të jetëve për shkak të koronavirusit, mjeku i njohur, në një postim në rrjetet sociale, thotë se vendi ynë paraqet një ecuri të sheshtë të humbjeve të jetës (për 1 milionë banorë), ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia.

Mjeku ka edhe një këshillë për sa i takon vendimeve që ekspertët duhet të marrin lidhur me situatën e pandemisë.

Sipas tij, situata është dinamike dhe si e tillë duhet trajtuar dhe “vendimet nuk duhet të jenë më të bazuara mbi emocione, por vetëm mbi evidenca dhe analizime!”

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

POSTIMI I PLOTE

Le të hedhim një sy mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut miqtë e mi!

🦠 Rastet e reja pozitivë për SARS-CoV-2:
🙏 Fillimisht vëmë re që edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut kanë filluar fatmirësisht zbritjen e kurbës së rasteve të reja që më datë 25 Gusht 2021.
🇽🇰 Pra, de facto, masat kufizuese të vendosura në Kosovë pas datës 25 gusht 2021 duken të panevojshme, pasi kurba epidemiologjike ishte tashmë në rënie.

🇦🇱 Shqipëria ka ecje më të ngadaltë në këtë kurbë dhe, sipas përllogaritjeve (të bazuara mbi sjelljen epidemiologjike të varianteve të mëparshme dhe në vendet fqinje), pritet që faza plateau dhe rënia të ndodhë në periudhën ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021.

📃 Humbjet e jetës nga COVID-19 te rastet e njohura:

👉 Siç e dimë qartë tashmë, numri i humbjeve të jetës e ndjek kurbën e rasteve të reja me një diferencë rreth 10-14 ditore.

👉 Si rrjedhojë pritet që Kosova dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë në fazë rënëse pak a shumë rreth datave 5-10 shtator.

Fatmirësisht Shqipëria paraqet një ecuri të sheshtë të humbjeve të jetës (për 1 milionë banorë), ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia.

📃 Ndërsa, nëse studiojmë CFR (case-fatality rate), pra përqindjen e humbjeve të jetës ndër rastet e njohura, vëmë se:

Kosova dhe Shqipëria ecin me të njëjtin ritëm,

🇲🇰 ndërsa Maqedonia e Veriut është 2-3 fish më keq në këtë drejtim.

👉 Situata është dinamike dhe si e tillë duhet trajtuar, por tashmë njohim shumë më shumë se një vit më parë!

👉 Vendimet nuk duhet të jenë më të bazuara mbi emocione, por vetëm mbi evidenca dhe analizime!

Lexo edhe: Përse na duhet një Sigurim Privat Shëndeti

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat