14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjatë 2023, shitjet globale të makinave elektrike u rritën me 31%

Gjatë 2023, shitjet globale të makinave elektrike u rritën me 31%

Sipas shoqërisë së kërkimeve të tregut, Rho Motion, shitjet globale të makinave tërësisht elektrike dhe hibride plug-in (PHEV) u rritën me 31% në vitin 2023, krahasuar me rritjen prej 60% të regjistruar në vitin 2022.

Ritmi i rritjes po ngadalësohet, por kjo është ajo që pritet në tregje në rritje si ky”, deklaroi për Reuters, Charles Lester, data manager i “Rho Motion”.

“Nuk mund të ketë dyfishim çdo vit”.

Lester deklaroi se vitin e kaluar, shitjet globale të makinave elektrike u rritën në përputhje me rritjen prej 30% të parashikuar nga Rho Motion.

Për vitin 2024, kompania parashikon një rritje të shitjeve globale të makinave elektrike mes 25–30%.

“Shitjet në dhjetor arritën rekordin mujor prej 1.5 milionë njësish”, deklaron “Rho Motion”.

Makinat tërësisht elektrike ose me bateri (BEV) përfaqësojnë 9.5 milionë nga 13.6 milionë makina elektrike të shitura në botë në vitin 2023, ndërsa PHEV përbëjnë pjesën tjetër.

Pas disa vitesh në rritje të përshpejtuar, disa shtëpi automobilistike kanë frikë se shitjet e makinave elektrike në Europë dhe gjetkë do të pësojnë një ngadalësim të kërkesës, pasi drejtuesit presin modele më të mira, më të vogla dhe më të lira, në dy ose tre vitet e ardhshme.

Shitjet e BEV u rritën me 50% në SHBA dhe Kanada dhe me përkatësisht 27% dhe 15% në Europë dhe në Kinë.

Shitjet në Europë në 2024 mund të ndikohen nga vendimi i papritur i Gjermanisë vitin e kaluar, për të hequr subvencionet për makinat elektrike”, thotë Lester.

“Rho Motion” deklaron se, vetëm 8% e shitjeve të BEV në Europë lidhet me segmentin e makinave me përmasa të vogël, edhe pse situata mendohet se do të ndryshojë me daljen e modeleve të vogla si Citroen eC3 të Stellantis, në shitje që prej këtij viti.

LEXO EDHE: “Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike: Bashkë për një Shqipëri më të gjelbër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat