17.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPrezantohet fondacioni "UNIQA SEE Future", mbështetje për një të ardhme më të...

Prezantohet fondacioni “UNIQA SEE Future”, mbështetje për një të ardhme më të mirë

Legjenda e tenisit Goran Ivanišević dhe ylli i ri Luna Vujović, luajtën një ndeshje të pazakontë në Zagreb, si pjesë e njoftimit për themelimin e Fondacionit “UNIQA SEE Future”.

Investimi në talentet e rinj, në një të ardhme më të bukur dhe më të mirë, është adn-në e fondacionit të krijuar që synon ofrimin e mbështetjes për të rinjtë e talentuar në sport, kulturë etj.

Me këtë lëvizje, ne kemi bërë një hap përpara drejt një mjedisi social”.

Qëllimi i fondacionit është të inkurajojë komunitetet lokale dhe të forcojë përfshirjen përmes programeve të ndryshme mbështetëse në përputhje me sloganin “jetojmë më mirë së bashku”, i cili inkurajon solidaritetin dhe bashkëpunimin për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Ideja e Fondacionit erdhi nga Grupi “UNIQA”, i cili bazohet në përmirësimin e jetës së klientëve dhe familjeve të tyre me oferta dhe shërbime inovative, por edhe duke mbështetur zhvillimin e përgjegjshëm të komunitetit”, theksoi Adel Bahtanoviq, presidente “UNIQA SEE”.

Në një botë gjithnjë e më komplekse plot sfida, nga ndryshimet klimatike, fatkeqësitë natyrore te luftërat dhe inflacioni, besimi dhe siguria po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për shoqërinë dhe ekonominë, por edhe për çdo individ. Pikërisht këtu UNIQA dëshiron të luajë një rol të rëndësishëm me angazhimin e saj social.

Puna e Fondacionit do të fokusohet në tre fusha: sport, kulturë dhe qëndrueshmëri.

Talenti i parë sportiv që Fondacioni do të mbështesë është tenistja Luna Vujoviq, fituese e vogël e Wimbledon. Bëhet fjalë për një nga shpresat më të mëdha të tenisit serb, e cila në vitin 2022 fitoi katër nga pesë finalet e Tenisit të Evropës në të cilat performoi.

“Jam i lumtur që përmes këtij fondacioni dhe bashkëpunimit me UNIQA mund të ndihmoj të rinjtë sepse jam i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është mbështetja. Rrethanat kanë ndryshuar shumë në krahasim me kohën kur isha në fillimet e karrierës sime dhe kur mbështetesha në mbështetjen e familjes. Kur je i ri, në fillim është shumë e rëndësishme të mund të mbështetesh te dikush me përvojë dhe falë gjithçkaje që kam kaluar në jetën time, më vjen mirë që përmes fondacionit mund të mbështes talentet e reja”, tha Goran Ivanišević, imazh i “UNIQA” Kroaci, në prezantimin e fondacionit.

Fondacioni” UNIQA SEE Future” do të operojë në Evropën Juglindore: në Serbi, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Rumani dhe Mal të Zi.

LEXO EDHE: “2023, një tjetër vit i suksesshëm për “UNIQA”/ Në vitet e ardhshme, 245 milionë euro investime në spitale private, mjekë dhe telemjekësi

UNIQA Insurance Group“, kompani e themeluar në vitin e largët 1811, operon në 17 shtete të ndryshme të Europës duke numëruar edhe 17 milionë klientë.

Prej marsit 2007 është pjesë edhe e tregut rajonal, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Grupit “SIGAL UNIQA”.

“UNIQA” është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat